Grupit Këshillimor të Stabilitetit Financiar (GKSF) garanton se qëndrueshmëria financiare është e garantuar. Në këtë mbledhje morën pjesë Ministri i Financave, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Drejtori i Përgjithshëm Ekzekutiv i Autoritetit të Mbikëqyrjes Financiare, Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë së Sigurimit të Depozitave dhe përfaqësues të tjerë të këtyre institucioneve.
GKSF theksoi se po ndjek me vëmendje të veçantë zhvillimet në Eurozonë dhe posaçërisht ecurinë e negociatave mes Greqisë dhe institucioneve kreditore.
Në vijim të dështimit për arritjen e marrëveshjes brenda qershorit 2015, mbyllja e bankave dhe e lëvizjeve të kapitalit në Greqi përfaqësoi një veprim të jashtëzakonshëm, por jo të papritur. Si rezultat, Banka e Shqipërisë dhe autoritetet e tjera anëtare të GKSF-së intensifikuan veprimtarinë mbikëqyrëse dhe kanë zgjeruar shkëmbimin e informacionit mes tyre dhe me institucionet financiare ndërkombëtare. Gjithashtu janë testuar në mënyrë të vazhdueshme dhe konservatore, si dhe është rivlerësuar ecuria e treguesve të shëndetit financiar të bankave shqiptare me kapital grek (BSHKG) dhe të sektorit bankar në tërësi kundrejt skenarëve të ndryshëm, si dhe është rivlerësuar plotësia dhe gatishmëria e kuadrit të instrumenteve për ruajtjen e stabilitetit financiar.
GKSF vlerëson se, pavarësisht mënyrës së zhvillimit të ngjarjeve në Greqi, masat e marra deri tani ofrojnë një mbrojtje efektive për përballimin e rreziqeve nga ana e sektorit bankar në vendin tonë.

KUR ERDHI EDUSHKA DEBATONTE ME SALIUN SE BORXHI ISHTE 65% DHE JO 60%,
SEPSE SALIU “E FSHINTE” 5 %-SHIN.
TANI QE E KA CUAR 80% NUK FLET NJERI.
EDHE RAMA DO IKI SI SALIU, BORXHI DO TE NA MBETET.