Imagjinoni pamjet e herëpashershme që shohim në ekranet e huaja, për sherret spektakolare mes deputetëve në parlamente të ndryshme. Kapje zvarrë, grushtime, karrige që fluturojnë, jaka e xhaketa të shqyera. Nuk janë parlamente vendesh të zhvilluara perëndimore e me demokraci të qëndrueshme e jetëgjatë, kuptohet, megjithëse edhe në to nuk kanë munguar episode të ngjashme. Por edhe në këto raste ekstreme nuk ka patur bojkotime të seancave parlamentare nga pala që është ndjerë më e dhunuar.
Kazusi më i freskët shqiptar afërmendsh nuk ka asnjë lidhje me ekstremitetet e mësipërme të dhunës fizike. Sherri që shërbeu si arsye e fortë për bojkotin e Kuvendit nga PD në qershorin e kaluar, bojkot që po vazhdon ende, është një përplasje mes pak individësh, një incident që gjithë të tjerët vrapojnë për ta shuar. E tregojnë këtë “përballje gjimnazistësh” edhe pamjet video nga kamerat e sigurisë së Kuvendit, që më në fund dolën në dritë. Si erdhi kaq befasisht momenti që të hyjë në lojë Prokuroria e Përgjithshme? Dje organi i akuzës krijoi disa minuta suspansë duke paralajmëruar një konferencë urgjente shtypi, e pastaj njoftoi hapjen e hetimeve penale për deputetët socialistë Arben Ndoka e Pjerin Ndreu, me akuzën e “goditjes për shkak të detyrës”. Prokuroria paketoi me këtë rast, edhe akuzën ndaj deputetit të PD-së Astrit Veliaj, biznesmen, se kishte ndërtuar pa leje në Fier një godinë universitare. Pikërisht kjo përpjekje e dobët për të treguar paanshmëri politike dhe “barazlargim”, tradhtojnë të kundërtën: Lëvizje e fundit e Prokurorisë së Përgjithshme me marrjen si të pandehur të tre deputetëve, është padyshim politike. Dhe e nxitur.
Por çfarë ndodhi dje? Publikimi i videos së sherrit ishte atraksioni i ditës dhe këtu kurioziteti mbaron e fillojnë pikëpyetjet. Si ka mundësi që njëherësh me njoftimin dramatik të konferencës për shtyp, dalin dhe pamjet e sherrit ku sigurisht grushti është grusht dhe dacka-dackë? Pikërisht pse është fjala për filmime nga kamerat e sigurisë së Kuvendit, atë video mund ta kishte në zotërim vetëm Kuvendi dhe Prokuroria, si provë materiale. Ndërkaq mësojmë se administrata e Parlamentit është vënë në lëvizje nga kjo ngjarje. Është skandalizuar nga bërja e saj publike dhe po përgatitet ta denoncojë sot këtë ekspozim provash të një çështjeje në hetim. Atëherë? Mbetet që vetë organi i akuzës e ka orkestruar këtë “rrjedhje”. E përforcon këtë arsyetim, fakti që videon e kishin disa televizione (dhe jo vetëm TCH), që e transmetuan secila në edicionin më të afërt të lajmeve.
Sfondi politik i këtij ekspozimi nuk është dhe aq i palexueshëm: Pamjet e një sherri vendçe, që kryeprokurori Llalla u kujdes t’i shohin sa më shumë njerëz, çojnë ujë në mullirin e PD-së dhe të bërtiturave disa mujore se “po na rrahin djemtë”. “E shikoni që ne nuk ngrijmë sallatë kot?”, do të jetë qëndrimi i paskëtajmë i selisë blu, “këta janë të dhunshëm”. E thënë kjo nga Berisha, fjala vjen, është ironike, por ja që kështu do të ndodhë. Por ekziston edhe një pamje tjetër e këtij shërbimi infantil të Llallës për urdhëruesit e tij.
Ngritja e akuzës për dy deputetë gjaknxehtë të mazhorancës, fakti që “më në fund drejtësia po vepron”, i hap rrugën ndërprerjes së bojkotit dhe rikthimit të PD-së në parlament, me sa më pak kosto për qëndrestarët e bojkotit, Berisha-Basha. Për ta thënë më saktë, edhe Basha e ka pasur të qartë kusurin e madh politik që po merrte duke iu bindur Berishës, por nuk mund të bënte ndryshe. Se ai nuk mund të bëjë ndryshe.
Ishte një vendim që në sekondë pësoi efektin bumerang. Deputetë, zyrtarë të njohur të selisë blu, aleatë politikë, si rrallëherë u shprehën hapur kundër këtij qëndrimi të sforcuar dhe joproduktiv të artikuluar nga Lulzim Basha, por të vendosur nga Sali Berisha. Dhanë argumentet e tyre edhe në media, disa emra të zëshëm të opozitës, përfshirë Dashamir Shehin në intervistën e tij për DITA. Dhuna ndaj deputetit Strazimiri që në fillim mori ndëshkim procedural të fajtorëve Ndoka e Ndreu, dhe ekzagjerimi trashanik për këtë “mbyllje goje” që mazhoranca po i bënte opozitës në Tiranë nuk bind askënd. As vetë demokratët.
Ndaj dhe Basha u detyrua të sajojë komitete e komisione paralele që bëjnë për të qeshur e për të qarë dhe ata që janë brenda tyre. Por nga ana tjetër, puna është se kjo ulje e butë në oborrin e Kuvendit me ndihmën e prokurorisë, qoftë dhe me një rrotë të thyer, është e panevojshme si manovër. Shumë më tepër pikë do kishte fituar selia blu, nëse fare thjesht do kishte deklaruar ndërprerjen e vetëpërjashtimit nga jeta parlamentare, për interesat madhore të vendit, duke shprehur njëherësh shpresën që mazhoranca t’i përmbajë trazovaçët e vet.
Parë në këtë prizëm, ndokush mund ta përshëndesë rolin që pranoi të luajë Adriatik Llalla, si “kontribuues në normalizimin e jetës politike”. Problemi është se kjo nuk është fare punë e tij! Përkundrazi, është e kundërta e misionit kushtetues që ka organi i akuzës. Nëse veprimtaria dhe profesionalizmi i prokurorisë ndodh që të shkaktojë zjarre edhe në politikë, atëherë ashtu qoftë. Por që zjarrthet dhe “qitjet me video” të Llallës të shkaktohen pikërisht pse urdhërohen nga segmente të politikës, është një shpërdorim e keqpërdorim ashiqare institucionesh, nga ato që e kanë çuar vendin në këtë derexhe prej nga nuk po dalim dot.
Mirë, njerëzit e këtij vendi, sytë e të cilëve e dinë se ç’dhunë kanë parë e provuar këto 23 vjet, edhe mund të “traumatizohen” nga dy grushta në një video. Por a do të hyjë PD në Kuvend paskëtaj? Shpresojmë që po. Mbase nuk u ndërrohet mendja për inat, pasi të lexojnë rradhë si këto.
**********
“Grusht i thatë” në parlament, videoja që “mbërthen” Ndokën dhe Ndreun
Pamjet e regjistruara nga një prej kamerave të sigurisë të Kuvendit të Shqipërisë kanë qenë baza prej të cilës Prokuroria e Përgjithshme ka ngritur akuzat ndaj deputetëve Arben Ndoka dhe dhe Pjerin Ndreu, për goditjen e deputetit të Partisë Demokratike, Gent Strazimiri.
Në pamje shfaqet deputeti Strazimiri që fillimisht i afrohet deputetit socialist Ndoka, i cili pasi e tërheq nga xhaketa e godet disa herë me grushte në fytyrë. Kanë qenë deputetët e pranishëm në hollin e Kuvendit ata që kanë bërë të mundur ndaljen e konfliktit.
Por në momentin kur deputeti Strazimiri ka qenë në derën e njërës prej sallave të Kuvendit, nga shkallët ka zbritur deputeti Pjerin Ndreu, i cili, siç tregojnë pamjet filmike, e ka goditur kolegun në kokë.
Duket se kjo është prova më e fortë që Prokuroria e Përgjithshme ka në dorë, veç dëshmive të të pranishëmve, që provon përfshirjen e deputetëve Arben Ndoka dhe Pjerin Ndreu në përplasjen me deputetin demokrat Gent Strazimiri.
*******
Kuvendi mohon shpërndarjen e videos, përgjegjësia mbetet te prokuroria
Kuvendi është distancuar nga shpërndarja e videos ku deputetët socialist godasin Gent Strazimirin.
Kuvendi thotë se nuk ka lidhje me shpërndarjen e kësaj video.
“Kuvendi i Shqipërisë dëshiron të sqarojë opinionin publik lidhur me videon e incidentit të ndodhur në sallën e seancave plenare në muajin korrik të transmetuar nga mediat televizive dhe online.
Kuvendi distancohet nga publikimi dhe shpërndarja e kësaj videoje në media”, thuhet në reagim.
Pas kësaj, përgjegjësia për shpërndarjen e videos shkon për prokurorinë.
Video ka qarkulluar dje në të gjitha faqet online dhe televizione.
http://www.youtube.com/watch?v=lYfptxTZuUg


Dhuna lind nga injoranca.
Nuk ju falet.
E mer Çuna, me te vertete besoni se llalla (jo lala) po tregohet asnjanes dhe po e kryen detyre ma se miri? Po ashte LOJE te cilen e ka kurdise Salihilia. E keni vu re se keto dite po e sulmon llallen (jo hirren) per me tregue se ai nuk ashte i PD. I cuet per bese. Po a thue i hane kush ato koqe ullini? Keni per ta pa. Nuk do vonoje shume
Bravo, Prokurori i Pergjithshem, po e ben forra ! Nje te djathte , nje te majte ( Florenci dhe Zyhdiu ) ! Tashme dy te majte , nje i djathte ! Me mire ta kete ne rregull me te dy palet : Doren edhe ne revani , edhe ne bakllava, ose me mire nje ne kos e tjetren ne dhalle !
Ory ky Llalla ala nuk eshte bere hirre …?
Saliu ka hall mos haje dajak per vete.Ai Strazimiri i kishte hak ca flakerima,qe te mesoje te flase me edukate.Rrugac!
Pd do rrije jasht se po i iken Cefa
Vazhdon loja e ke ta lash. Akoma tek ne perdoret drejtsia per presion. shpresoj qe edhe deputetet te perfundojne si fullhani i bankes(jo i Anglise)do bohen dy seanca kerko falje dhe mbaroi.
a te lumte dora , more burre ! Keta duhen terhequr zvarre , sepse ate gje kane bere per 23 vjete !
Shikoni kurverine e politikaneve tane si Paloqa. Ky ben padi ne prokurori per ata qe gjoja paskan rrahur shokun e tij te kopshtit zoologjik pedeist. Po kujton ky Paloqa se ky milet i ka harruar ato skena qw para 12 vjetesh i pa ne TV e gjithe Shqiperia drejtperdrejt nga salla e Parlamentit, kur ky birbo, pasi i thuthuqi disa te shara atij qe sot e ka ne grupin e vet pedeist, gjeneral Imamit, duke dale ne korridoret e parlamentit, vajti e u perlesh me te si tw ishte nje bishe xhungle, duke hapur keshtu i pari serine e ndeshjeve me grushte brenda ne tempullin demokracise, qe ai vete e ktheu ne tempull dhune.
Pse nuk shkoi me kembet e veta ne prokurori ky palo burre, qe qenka sot kunder dhunes ne parlament, e t’i dorezohej vete drejtesise per ate sherr qe do të mbahet mend gjatë në historinë e Kuvendit të Shqipërisë. Grushtat e tij ia thyen hunden Arbenit, i cili, pas asaj rrahjeje te turpshme nga thuthuqi në dalje te sallës së seancës plenare, tani rri sus para tij si nje ushtar i verber, sikur ai t’i kishte nxjerre syte e jo hunden.
Po, po, hunden i theu, ndersa tullacit Strazimiri, edhe pse po jepet 24 orw ne 24 ore videoja alla Llalla, nuk i duket asnje shenje demtimi, pervecse nje fshirje pluhuri te tulla e tij e piste.
Deputeti Paloqa, e pame te gjithe, pas një shkëmbimi batutash, e ka goditur tri here gjeneral Arben Imamin, i cili, per turpin e botes, u dergua menjehere per te marre mjekimin për dëmtimet në hundë.
Kjo ndodhte ne muajin mars 2002. Ate dite mediat televizive u shqyen duke transmetuar pamjet e drejtperdrejta nga Kuvendi dhe duke thene se deputeti Edi Paloka ka goditur tri herë me grusht deputetin Arben Imami në ambientet e Parlamentit, ndërsa po zhvillohej seanca plenare: z. Paloka (deputet i Partisë Demokratike), thoshin mediat ate dite ore pas ore, i është drejtuar z.Imami (deputet i Aleancës Demokratike) duke e goditur me grushta. Më pas, Imami dhe Paloka kanë dalë në korridoret e parlamentit ku janë grindur ashpër me njëri-tjetrin. Ne kete perleshje ringu, Imami pësoi fraktura në fytyrë, ne hunde, dhe u largua nga selia e Kuvendit për të marrë ndihmën mjekësore, ku iu be një ndërhyrje kirurgjikale në hundë.
Kaq te forte e paska pasur grushtin Paloka sa i ka shkaktuar, ne gjuhen shkencore, frakturë në hundë, kurse ne gjuhen popullore, thyerje hundesh? Joooo! Por si nje bandit, Paloqa e paskej qelluar Imamin si ata hajdutet e huliganet e rruges qe goditnin viktimat me unaza hekuri ne gishtat e duarve, me nje mjet te forte, me telefonin celular. E shikoni, e paskej rrahur, e paskej shembur ne grushta kundershtarin e tij ( te cilin sot e ka ne vathen e vet, qe mban ere dhune e rrugacerie)
E shikoni, o njerez, kjo ka ndodhur diten me diell, u shfaq drejtperdrejt ne ekranet e TV, por ketij deputeti te PD, qe me dhune shtazarake, me grushtet e tij prej horri e ben tjetrin per spital dhe qe t’ i nënshtrohej një mjekimi të vazhdueshëm në shtëpi, nuk i hyri atehere asnje gjemb ne kembe, kurse tani na ngrihet e padit per nje zenke, qe eshte bere normale ne kevendin ku nuk mungojne rrugacet e tipit paloqa e strazimiri.
A ka te drejten morale ta beje kete padi ky i pamoral, qe eshte i pari qe hapi siparin e perleshjeve me grushta ne Kuvend? Ky, i pari, duhet nxjerre me ceremoni jashte parlamentit, sepse i ka lene atij nje njolle te ndyre qe s’ do t’i hiqet kurre.
Dhe thone ata te PD qe hetimi i dhunes ne parlament te shkoje deri ne fund. Po, dakord, le t’i shkoje deri ne fund, ama te nise te fillimi i kesaj dhune ne vitin 2002 nga THUTHUQI PALOQA, i cili mban mbi vete njollen e turpit te thyerjes se hundeve te kundershtareve brenda parlamentit.
Ne doni te behet drejtesi, ne doni ta luftoni dhunen ne parlament, Llalla nga kjo ta filloje, te therrase ne hetim te parin e grushtave te Parlamentit, Edi Paloken, dhe hunden e thyer te gjeneral Imamit, duke marre si prove nga vendi i ngjarjes celularin qw shkaktoi fraktura dhe si deshmitar Kastriot Islamin qw thyen kafkat. Keshtu mund t’i vije goja thuthuqit Paloke.
Në pamje shfaqet deputeti Strazimiri që fillimisht i afrohet deputetit socialist Ndoka,,,,????????????? Po ca thoni ? Strazimiri nuk paska leviz nga vendi fare . Sa turp! Mjere ne nga “parlamentaret” tane . nuk ngeli drogaxhi,vrases dhe kodosh pa hyre ne parlament . Nje injorant dhe mbi te gjitha nje kodosh qe do te beje edhe deputetin . Sa turp!
Te tilla çfaqe dhe me gjak ka ne shume vende te botes , nje ndikim te keq ne popull qe pezmatohet ke ka votuar , kuvendi shqiptar sa vjen e degradohet nga cubat deputete qe eshte turp ti quash parlamentar , kjo ndodh se partite politike shqiptare llogarisin per te zgjedhur nje perqindje per cubat e provokatoret rrugaç nga te dyja anet ,
Thjesht jane kafshe,pavaresisht se te kujt krahu jane..Legena qe perfaqesojne interesat e mija Por ne fakt muk eshte faji im. Mi sollen peshqesh ne listen e Rilindjes.Uroj qe femijet e tyre te ndihen krenar per keta fare prinderish.
Natyrisht dhuna fizike eshte e denueshme.
Por dhe ky Strazimiri eshte nje provokant dhe shpifes i ndyre….dhe ka shume mundesi te kete ushtruar dhune verbale ndaj dy deputetve socialist. Dhuna verbale e pjell kollaj dhunen fizike….
Ky eshte fruti i politikes konfliktuale qe ka ushqyer me vite Sali Vrasesi…
Nuk ka parti te dyte, ne gjithe Europen, te sillet ne kete fare soji ndaj mazhorances si PD-ja fashiste e Saliut!…
Saliu nuk di te respektoje Mazhorancen e votuar nga Populli….
Ndaj hedh balte pa pushim, shan si alabak dhe Strazimiret e tij e ndjekin shembullin e Kryekriminelit…
Duhet degjuar nga te dy veshet…., si i ka ofenduar Strazo Kendezi , se nuk merr njeri kot guximin te te godase!….
O ti VJOSA, mundohu te shkruash me vend e me tru, qe dhe ne kundershtaret e bindjeve te tua te kemi interes per te fituar dicke ne kete mes,e jo tju kthejme
trapin reshtave apo te te themi qe je pjerdhur nga trute.
Komunisti nuk bhet kurre fashist. Komunisti ngelet gjith jeten komunist.
O komunist o bashipozuk komunist.Saliu me shoket e tij eshte nje beshipozuk
komunist.Te vetmit njerz ne kete histori ,qe i genjen mendija shume jane
komunistet se i thone miletit kemi ndrishuar. Kete te thene te komunisteve e
besojne vetem ata.Sali Berisha vazhdio format komuniste si bashipozuk komunist dhe jo si fashist.
Te shan fashistet ty ? Mos u merzit or taj , se ky Vjosa nji njeri eshte , po shiko ata qindra milionet e Evropes qe i shkuan ne plumb dhe ne litar fashistet ! Nga ata mundet te te mbetet hatri !
Dhe shiko mos ha me rigon , se nuk durohet …
Leshi ,une mendoj dhe qe shkruajme me nofka pa emra
duhet te jemi te sinqerte,me pozicionet tona,mendoj dhe
te dyten,ai qe ka frik te tregoje pozicionin e tij se ke ka
per simpati,ai eshte nje lamash komentator.Une nuk kam
frik ne bindjen time politike kushdo qe te jete ajo ,fashiste
monarkike apo naziste per te mos folur me ate komuniste.
Leshi meso une kam lindur vite te tera pas fashizmit dhe
Nazizmit… nuk e kalidhur familjen time as nje dite me keta
gjithashtu dhe mua Tartufin,per kete jam i sinqerte,me kete nuk mburem,por me teper mburem qe kam qene nje
armik i komunizmit qe eshte disa here me poshte se fashizmi Italian.Bashipozuket komunist dhe komunistet marezite e tyre gjithmone ja faturojne te tjereve.
C lidhje ka nje bashipozuk komunist me nje fashist shqiptar o ti Leshi qe po na derdellis ketu??? Fashizmi me
ne shqiptaret u mor 4 vjet jo me shume. Kete histori ne duhet ta denojme dhe ta kujtojme,por por kur krahasohet
me nje histori bashipozukesh kriminel te te gjitha poshtersirave njerzore 70 vjet rresht duke e vrare e rjepur
kombin e tij…. a ka vend o leshi per te diskutuar ti dhe ky Vjosa???
Deputetet nuk zgjidhen nga populli per te perfaqesuar popullin por per te shembulluar me me te miren e popullit. Fatkeqsisht populli yne dallon nga te tjeret per perdorimin e dhunes si mjetin me primitiv te komunikimit por kjo nuk justifikon aspak dhunen verbale e fizike te deputeteve te saj ne shenjterine e fjales se lire. Per te mos folur pastaj per mohimet absurde “me fakte” te njerit prej protagonisteve te kesaj shemtije turperuese. Kush provokon paste turpin me vete gjithmone nga shkon e kush vendos te reagoje ndaj provokimeve te ulta si nje parlamentar europian, duke dale mbi pritshmerite e asaj kategorie primitive te popullit nderon e percjell ne popullin e tij qytetari, dinjitet e integritet. Ky eshte parlamentari qe na duhet!
Ne Kavaje,kryetari i PS dhe kryetari i Bashkise persona me precedence penale,trafikante droge,ne Parlament Ndreu,Ndoka sillen si huligane.Te gjith plehrat duhet te flaken nje ore e
me pare jasht nga Parlamenti dhe politika dhe nga pushtetet ne rrethe,sepse keto kafshet nuk kompromentojn vetem forcen politike ku bejn pjese,por politiken shqiptare ne teresi dhe
shtetin shqiptare ne vecanti.Keshtu esht kur e merr pushtetin me horrat, mbetesh peng i gangsterave.
Te sjellim sa me shpejt ne pushtet Berishen dhe engjejt e tij o Pirro b.tha. Ata nuk bejne keshtu gjerash, ata hedhin ne ere nje fshat te tere me femije e me pleq.
O Pirro ,mos u tremb ti motra,kjo asht shqiperia,po ste pelqen hajt tutje…
Kjo video tregon qarte se maloket jane te pabese te qellojne e te vrasin edhe duke ngrene buke, jane plehra dhe duhen zhdukur si gen, nuk ka race me te ndyre e te pabese, ata ngacamojne ne dasma edhe motrat, kunatat dhe mbesat e tyre i zene dashnore
TU HIQET MANDATI I DEPUTETIT , NUK NA DUHEN KETA NJEREZ TE DHUNSHEM DUAM NJEREZ TE URTE EDHE TE MENCUR, JO ALABAKER ,UNE VET ME BINDJE JAM SOCIALIST PO KETA ALABAKER NUK SJELLIN ZHVILLIM , TURPI I KOMBIT DEPUTETI GODERT KOLGUN ETI KUNDERSHTAR… HIDHENI NE RRUG KETE LEGEN …
Interesant rreagimi i disa “te qytetruarve”,edhe ne nje skene te tille banale,akuzojn viktimen!
Kur do te zhvisheni nga militantizmi more mjerane.Mjaft duke i lepire bythen atyre te PS;PD apo
LSI.Nuk mundeni dot te gjykoni te pavarur per fenomenin,por kodra mbas bregut,gjithmone me
flamur partiak.U kthyne plehrat qe qelben perendimin,te qelbin edhe Shqiperine.
Grushte i thate shkruan gazetari?ky eshte grushte i pa bese dhe pa burreri.
Po te kish qelluar grusht i njome do i kishte mbire leshi ketij lapurekut.
A pse se vdiqet fare tja canit ate tulle te qelbur,ben dhe si hore ky mori bythes
Bravo. Nder gjithe komentet fiton cmimin e pare per komentin me idiot (dhe duhet pune te fitosh me beso).
Se kush me tha se nuk ka bir nene ta shtrije per dhe ket trimin Gent Strazimirin
Kamera e Sigurise se Parlamentit?!
Dy muaj e ca per ta zbardhur?!
Dy muaj e ca e mbajtun fshehur?
Kush e zbuloi, si?!
Apo e shiten ata qe ia dine kimetin parase?!
Ne kete rast, nuk duhet habitur me boksierin,
problemi per mua eshte ai/ata qe fshehin krimin…
Kjo s’ka lidhje me Berishen, ai te pergjigjet per bemat e veta,
por dhuna ne asnje vend nuk duhet toleruar.
Aq me pak atje ku (thuhet se) behet Ligji…
Ju lumte dora mor burra , ketyreve kriminelave Te PD me force perndryshe , duhet ta filloni nga Ed Palokaa , e me rrallee Vdekje a Sali kriminelit
Liri popullit shoku komentator
Kjo loje o verteton ate qe kane thene analistet; Do hapet nje ngjarje tjeter dhe do mbyllet grabitja e bankes.Kjo loje e prokurorise eshte e kordinuar me Meten e Parlamentit,me Edvinin e PS,qe populli pasi e mori vesh se duhej te paguaje edhe 7 milion $ taksa shtese,duke e larguar nga kjo e duke u mare me basardime te tilla,qe mareveshjet e Saliut me Meten te realizohen,nepermjet LLalla-Berisha.(Por a e di ky milet se sa eshte vjedhja?) A e di mileti i varferuar nga keta grabites,se mund te paguaje edhe 10 fish,apo 30 fish me shume? Ngjela thote 200 milione $,sa jane me te vertete? Pas 3 ditesh do jepet ndonje vidio tjeter,ku do shperlahet truri i ketij mileti qe nuk di ku te drejtohet me.
Keto pamje filmike nxjerrin bllof plus te tjerash dhe ato media pro-qeveritare qe bene c”mos duke mashtruar se nuk ka pasur sulm ne Parlament te ” Rilindasve ” kunder super-kriminelit Strazimiri! Keshtu del qesharak kushdo qe turret me zell ti sherbeje qeverise duke genjyer por duke harruar se sot ka mjete qe filmojne e tregojne te verteten.
Turp se jane deputet dhe s’iu lejohet! Akoma me shume turp qe e kane rrahur para kamerave, se tregon dhe se jane te trashe, por sikur ti kishin futur dhe nja 5 me shume qe ti behej koka daulle sdo ishte keq,
Qe Llalla per tu bere kaq uje sa eshte bere, eshte e sigurte qe ben interesat e familjes mafioze berisha. Si mendoni ju te nderuar komentues, a mundet Lllalla te hapi dosjet famekeqe dhe me tragjiket qe kane ndodhur gjate qeverisjes klanore berisha ? si mund te besojme ne tek ky kryeprokuror? kur ky eshte mik i ngushte me te birin e berishes dhe fale tij eshte katapultuar ne ate vend te pamerituar!
Mendoj se bashke me Kld, drejtorin e shik, kryetarin e gjykates, edhe ky ushtar i bindur i familjes duhet te hiqet nje ore e me pare, nuk do kete kurre drejtesi dhe kurre nuk do zbardhen krimet qe jane bere nga familja dhe klani berishian , deri sa te jene keta ne ato dikastere ku vetem metastazat e kancerit berisha rigjenerojne!
Si qytetar jam kunder dhunes verbale apo fizike qofte. Sidomos dhuna fizike eshte primitivizem, kafsheri !
Pra nese deputeti Strazimiri eshte nje legen i vogel, mi gjirizesh keta 2 ‘socialistet’ jane dy here legena dhe gangstere !
Sigurisht e them me bindje qe loja e piset politike e strazimirit bashke me stanin e PD-se nuk ka te beje fare me pozicionin e nderur te deputetit dhe te nje partie Opozitare sic eshte PD-ja.
Nuk eshte ne zakonin e socialisteve shqiptare te sillen ashtu por keta jane nje “rrace tjeter”, keta qe predikojne europen dhe demokracine keta jane antiligj keta e quajne veten shteti dhe jane mbi te gjithe, por harrojne qe ne ate karrige i ka vendosur vota jone !
Por kjo eshte shqiperia keta jemi ne , cte bejme vetem te shpresojme qe ne te ardhmen te zgjidhen njerez me te denje ne parlament, sigurisht nga ata qe e kane ne dore kete pune. si psh Edi Rama per te cilin jo vetem une por jam i sigurt nje mase e madhe njerezish ushqen nje simpati e respekt per punen e tij dje dhe sot !
tung
KOMENT NGA EDUART NDOCAJ
Si qytetar, si politikan si kontribues i fitores te Rilindjes ndjeva keqardhje kur pashe videon e sherrit ne fillim me Arben Ndokes e Strazimirin e pastaj mes Strazimirit e Ndreut. Nuk me erdhi keq per keta te shkrete qe jane masha te politike se vjeter, por ndjeva keqardhje per pordhosjen e parlamentarizmit shqiptar,i cili nuk eshte djepi i demokracise, por institucioni qe prodhon dhune dhe e promovon dhunen edhe tek qytetaret. Politika historikisht ka qene arti i zgjidhjeve te mosmarreveshje me ndermjetesim, argumente, pergjigje, diskutim e me alternativa. Ndersa, politikanet shqiptare vazhdojne ta kuptojne politiken si lufte me kobure ne dore.
Me trishton fakti se te tre te perfshire ne sherr gjeografikisht jane verior e me takame jane sigurisht lepe-peqe te klases se vjeter politike. Kur pashe kete sherr mu kujtua ajo barsaleta e jugoreve me verioret. Ne nje dhome te ulet e te vogel hyjne te rrifet nje toske me me gege. Ne dhome ishin dy hunj, nje i gjate shume e nje me i shkurte. Toska, si hirdhak qe ishte i thote Geges zgjidhe shkopin, e ky merr sigurisht me te gjatin. Harron Gega se me te gjatin nuk mund te bente asgje, sepse nuk e levizje dot. Ndersa Toska me shkopin e shkurtet e keputi ne dru, sepse vete i vogel dhe shkopi i vogel e keshtu e manovroi shume mire.
A jane keta te tre geget e dikurshem. Se pari Geget nuk e kane zakon te perdoren e preken me dure. Prinderit gege i qertojne femijet qe te mos preken me duar. Kjo eshte akoma me e rende kur burrat gege preken me dore. Keta te tre mu duken, si antishqiptar te adoptuar ne gege e te perdorur nga tosket.
Trishtues per mua eshte edhe fakti se agresoret e kesaj dhune jane bashkepatriotet e mi mirditas. Madje per njerin sakrifikova gjithcka qe te ulej ne ate karrike parlamenti, por qe te perfaqesonte interesin e banoreve lezhjane, e jo te tregoje se etiketimi “cuba” nuk u ka ngelur kot mirditorve.
Tjetri si ish-drejtues policie eshte me i sprovuar ne kshu rastesh, por cudi, se kur punonte ne policine e Mirdites, nuk ishte aq trim apo ndoshta e kishte kuptuar se trimat ishin ne anen tjeter te fushes, e me mire te rrije urte. Por kur hasi ne nje “grua llafazane” si Gent Strazimiri nuk u kursye te tregonte “burrerine” e tij.
Akoma me trishtues eshte fakti se kryeministrti i vendit, Edi Rama, me vullnetin e te cilet keta jane sot ne parlament hesht.
Une jam i sigurte se ai eshte i azhornuar me kete video dhe pavarsisht kesaj nuk mori asnje mase, por vetem hesht.
Me i turpshem eshte fakti se pak dite me pare ne nje emision televiziv ai doli ne mbrojtje te te “forteve te veriut” qe ka ulur ne poltronat e parlamentit, duke bere pikerisht ate cka bene eterit e tij klysht e kuq, qe njerzit me dinjitet te Mirdites e veriut i masakruan dhe servilet, te pabeset e tradhtaret i dekoruan.
E keni vene re se ai nuk e viziton veriun, teksa ne jug nuk le fshat pa bredhur.
Kete gje ben se nuk i sheh dot ne sy ata njerez qe ka zhgenjyer duke i perfaqesuar ne parlament nga individe qe s kane asnje lidhje me ta dhe duke i diskriminuar sa i perket investimeve.
Agresoret nese kane pak gjak mirditori dhe katoliku te devotshem duhet te mbajne pergjegjesi, te japin doreheqjen e te kerkojne falje, ndersa kete te fundit duhet te beje dhe kryeministri i vendit.
Keta trimat e veriut, cupat e Mirdites i ftojme te luftojme sic na ka hije- me artin e politike, sepse e quajme veten politikan- ne Lezhe e Mirdite e ne Veri, ku antishqiptaret dhe klani i LSI e kane zaptuar dhe qytetaret i kane skallveruar. Kjo eshte beteja me e forte qe ne duhet te bejme, sepse po na shkelet gjaku u te pareve, por na perdorin e po na rrembejne pasurite e te pareve.
Nje koment koti , ose nje çarçaf i pshurrur. Ti ose je nje antishqiptar qe dhe sherret ordinere (per shkak te gjaknxehtesise apo fyerjeve provokative qe ne çdo rast jane “shperblyer” dhe do te shperblehen me dajak vençe) kerkon me doemos t’i kanalizosh ne ndasi veriore dhe jugor, ose je nje kokerr injoranti qe nuk ia ke haberin atyr qe zhgarravit. Po ti mor “analist” dhe “politikan klasi”, nuk besoj se nuk e di dhe nje gje te thjeshte qe eshte i lidhur me profesionin tend. Sa here qe kerkohet te vihet dore per zgjidhjen e nje ngerçi, ne rastin konkret korrupsioni galopant ku jane perfshire politikan dhe perfaqesues te se ashtuquajtur drejtesi gjingjonesh, politika hedh shashka tymuese per te krijuar perden e domosdoshme, pjelle e pluhurit te harreses. keshtu eshte dhe ky rast qe ti ke bere goxha “analize” dhe “koment”.
po kujt po i rruhet se eshte loje politike apo jo.
fatekeqesisht sot ne 2014 dhe pse gazetat nuk po blihen me ne cyrykstan,blogjet vlojne nga tema idiote,kur do beheni njeher bashke ju gazetat e LLOGJEVE on line,te shkruani per ate cfare halli ka realisht qytetaret????
goja llap,
shpina dap .
vetem per korrupsion nuk arrstohet njeri o te keqen, diktatura e vetmja zjidhje,,,, nuk me besohet qe e thashe.
Llallja prokuror llalljla akuze llallja berisha me fytyre llalle
ky je ti nji Bekshi i sali kusarit ti je i mbuluar nga krimi e hajdutlliku
ti je i mbuluar nga Mafia e nga kusaria nga tradhtia e pislleku
ky je ti ti nuk je PROKUROR Ti je nji arrxhi i sali vrasesit ky je ti dhe
ky do mbetesh deri sa te jesh aty o zorraxhiu i hajnave i kremineleve i kusareve je ti.