Sherr me grushta në bashkinë e Dibrës për “drejtorin nga jugu”, në polici përfundon edhe kryebashkiaku

DITA Online

 

Një përplasje me grushta ka ndodhur në ambientet e brendshme të Bashkisë së Dibrës.

Shkak mësohet se është bërë drejtori i Burimeve Njerëzore në bashki, Dritan Mata.

Sherri ka nisur, pasi punonjësit kanë kundërshtuar drejtorin e ri të Burimeve Njerëzore me arsyen se është nga Jugu i vendit dhe është vendosur në Dibër për të larguar punonjësit.

Ky i fundit ishte prej 1 muaji i komanduar në këtë drejtori.

Ndërsa sherri ka plasur në një mbledhje të administratës së Bashkisë së Dibrës.

Është dashur ndërhyrja e policisë për të qetësuar situatën.

Përveç personave të përfshirë në sherr, në policia është shoqëruar edhe vetë kryebashkiaku i Dibrës, Muharrem Rama.

Në foto: Kryebashkiaku i Dibrës, Muharrem Rama

a.s/dita

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *