Grushta në parlamentin turk (VIDEO)

anazapta

Ligjvënësit turq u rrahën të shtunën në seancën për mbikëqyrjen e gjyqësorit nga qeveritarët dhe të emërimit të gjyqtarëve, në kohën kur po shtohen proceset gjyqësore ndaj partisë në pushtet për afera të shumta korruptive. Një përfaqësues kërceu në tryezë dhe e goditi kundërshtarin me këmbë, ndërsa të tjerët të goditeshin me grushte, me dosjet që kishin në duar apo me iPad, bën të ditur Reuters.

Përleshjet filluan kur u mblodh Komiteti parlamentar për Drejtësi për të diskutuar projektligjin e partisë së kryeministrit Erdogan, i cili do të rriste ndikimin ndaj gjyqësorit.

Përleshja filloi kur një përfaqësues i një shoqate të gjyqtarëve erdhi me peticionin që këtë ligj e cilëson antikushtetues, por nuk i lejohet të flasë, thonë dëshmitarët.

“Ashtu siç u shkela unë si përfaqësues i gjyqësorit, ashtu do të shkelen të gjithë gjyqtarët dhe prokurorët kur do ta miratoni këtë ligji”, ka thënë kreu i shoqatës YARSAV, Umar Farouk Eminagaoglu, pas përleshjes.

VIDEO: http://www.youtube.com/watch?v=0ZZrCZTjrPw

Share This Article
3 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *