Grushta dhe sharje mes ballistëve në ceremoninë për Grehotin

Ornela

Është shoqëruar me sharje dhe grushte ceremonia përkujtimore me rastin e 76-vjetorit të betejës së Grehotit në Gjirokastër ku u vranë 36 ballistë.

Gjatë ceremonisë së zhvilluar të shtunën në Gjirokastër janë përplasur dy partitë e Ballit që aktualisht kanë përfaqësuesit e tyre në parlament, ndërkohë që të pranishëm në ceremoni kanë qenë edhe dy ish deputetë të PD-së, Enkelejd Alibeaj dhe Luan Baçi.

Përplasja ka nisur mes Ballit Kombëtar dhe Ballit Kombëtar Demokrat që në nisje të ceremonisë. Ceremonia është organizuar nga PD, dhe i pranishëm ishte kreu i Ballit Kombëtar Demokrat, që drejtohet nga deputeti Artur Roshi. Kjo ka irrituar pjesëmarrësit e Partisë së Ballit Kombëtar, që udhëhiqet nga deputeti Adriatik Alimadhi.

Kanë qenë të parët përfaqësuesit e Partisë Balli Kombëtar që kanë sulmuar dhe akuzuar si tradhtarë kryetarin e partisë Balli Kombëtar Demokrat Artur Roshi. Ndërsa ish- deputeti Enkelejd Alibeaj ka kërkuar zbardhjen e së vërtetës që edhe pas 76 vitesh është ende e pazbardhur.

Familjarët e te vrareve janë përplasur edhe me kryetarin e shoqatës antikomuniste Nebil Cika.  Në mbrojtje u ka dalë ish-kreu i PD-së në Gjirokastër, Dash Aliko, por qytetarët kanë bërë edhe më shumë rezistencë.

o.j/dita

Share This Article
19 Comments
  • Pêr mêmêdhenë pēr mëmëdhenë
    U grinê ,u vrané, u grinë, u prenë!
    Mbaj dorê trim, trim lazarati
    Su bê qameti, …ka pula fshati!

  • cfare beteje,o idiote,qenka zhvilluar ne Gerhot?
    Ja e verteta:
    -Pas kapitullimit te Italise fashiste,ne Gerhot ishte reparti italian i grumbulluar atje!
    Ballistet shkuan atje per te vjedhur placka e armatim,por gjeten cecon me bicak!
    Italianet fashiste vertet te kapitulluar,por u treguan me dinjitoze se ballistet dhe iu vune drune duke vrare shume prej tyre qe i lave te vraret ne toke dhe ia mbathen nga syte kembet!
    Shikoni trashegimtaret e tyre sot se cfare halabakesh jane,njelloj si baballaret e tyr dje,qe kerkonin te merrnin pushtetin nepermjet bashkepunimit me nazistet!Merret me mend se cfare shteti do benin keta bandite injorante pas lufte,ne se do fitonin nazistet pushtues!
    Me siguri qe nuk do ekzistonte shtet me emrin Shqiperi!

    • Atje ra “dëshmor”!për plaçkë lufte rdhhe komandanti i tyre “legjendar” JYSNI LEPENICA” i ndritë shpirti.

  • Balliste trima..
    Beni mareveshje me greke e gjermane.
    Mareveshje me pushtuesit, asnje pushke mos zbrazni per memedhene, zbrazeni vetem per xhepin, pulat dhe pushtetin.

  • Trazhgimtar të denjtë të ballistve …….kan besim që vetitë e luftës agresive ndaj kotecave të pulave ,ves që i mban ballistët gjallë gjatë luftës 2b. u jep shëndet e forcë energji dhe u a zgjat jetën edhe tani ,kur kacafyten me qeleshe të bardhë në kokë në këtë përvjetor të gërhotit .

    Sipas Nebiut komunistët jan armiqët kryesor përpara gjermanve e italinve.,ne jemi trazhgimtar të denjë të Duçes së fashizmit në shqipëri .

    As Benito Musolini sikur të ishte gjallë nuk do shprehej më mirë e më qartë dhe më bukur se ,Fjalimi i Nebi Çilës para ballistve të dyja palëve ,vetëm se u bë rrëmujë !….grushte e sharje ,mes ballistve …me sa duket u nbaruan pulat ,dhe kur nuk ka pula ata e humbin asrsyen e llogjikën , kacafytën për atdhe !!!!!!…mbaruar pulat ……….edhe PD-së, Enkelejd Alibeaj dhe Luan Baçi,e drogëmenit Dash Aliko ,ju hoq bastioni i grogës Lazaratit ,jan në krizë…!

  • Trazhgimtar të denjtë të ballistve …….kan besim që vetitë e luftës agresive ndaj kotecave të pulave ,ves që i mban ballistët gjallë gjatë luftës 2b. u jep shëndet e forcë energji dhe u a zgjat jetën edhe tani ,kur kacafyten me qeleshe të bardhë në kokë në këtë përvjetor të gërhotit .

    Sipas Nebiut komunistët jan armiqët kryesor përpara gjermanve e italinve.,ne jemi trazhgimtar të denjë të Duçes së fashizmit në shqipëri .

    As Benito Musolini sikur të ishte gjallë nuk do shprehej më mirë e më qartë dhe më bukur se ,Fjalimi i Nebi Çilës para ballistve të dyja palëve ,vetëm se u bë rrëmujë !….grushte e sharje ,mes ballistve …me sa duket u nbaruan pulat ,dhe kur nuk ka pula ata e humbin asrsyen e llogjikën , kacafytën për atdhe !!!!!!…mbaruar pulat ……….

    edhe PD-së, Enkelejd Alibeaj dhe Luan Baçi,e drogëmenit Dash Aliko ,ju hoq bastioni i grogës Lazaratit ,jan në krizë këto plehra …!

  • Si dikur eterit e tyre u “grinden” me Frontin Nac.Cl.”per ndarjen e pushtetit dhe pasi nuk rane ne ujdi ,u bashkuan me armikun!;edhe Ballistet e sotem po grinden midis tyre kush te jete i pari ,ne qeveri jo se nuk arrijne dot deri atje po te pakten ne parlament!

  • Pasojat e sllavo-komunizmit shqipetar Jane edhe sigurimsat ne rradhet e te djatheteve.

    Mendoni per ata heronj te rene ne beteje, te dinin si do

    ndodhte ne pervjetorin e tyre si do te ndiheshin.

  • Ajo qe thote “Dreri”eshte lufta e vertete e Ballit ne Grehot,plackitja e ketij Garnizoni ushtarak ,mbas kapitullimit te Italis fashiste!

  • Luften e Gjormit kunder fashisteve italiane dhe Recave te Halil Alise e bene Ballistet e Vlores me kryetrimin Hysni Lepenica.
    Bashkepunetoret e fashizmit ne Gerhot jane Komunistet .
    Drejtuesi i Zones pare operative Bedri Spahiu dhe Shemsi Totozani derguan ne kazermat e fashizmit ne Gerhot zagaret e tyre,qe ti paralajmerojne fashistet qe po vijne ballistet t`u c`armatosin.
    Kurthi i pregatitur nga komunistet ne bashkepunim me fashistet italiane solli masakren e Gerhotit,ku rane ne prite drejtuesit kryesore te Ballit ne juge me ne krye Hysni Lepenicen.
    Pas kesaj masakre,shkuan ne Gerhot komunistet dhe c`armatosen batalionin italian me premtimin se do t`i percjellin ne Sarande per t`u deportuar me vaporra ne Itali.I derguan gjer ne qafe-gjashte,atje ua dorzuan gjermaneve qe i theren 1500 italiane mbi kodren e Manastirit.
    Ja,keta jane Nacional-Clirimtaret.

    • Nuk eshte ashtu demo. Italianet shpallen daljen nga lufta, dmth morren fund veprimet luftarake. NaCl ne ujdi dhe me aleatet ishte e detyruar te mos ndermerrte veprime luftarake ndaj italianeve, por ne shkembim kishte te drejte te kerkonte mekaniken, armet dhe municionet. Qene duke bere kete marreveshje kur Balli hyri ne mes si kofini pas te vjeli. Kur derdhet gjak shqiptari perseri eshte humbje njerezish, por mos ia ngarko partizaneve kete veprim te nxituar te ballisteve. Te sqaruar shume mire kete pune e gjen tek libri i fundit i doktor Benantit botuar nga shtepia Naimi.

      • …thene troc, ballistet shkuan atje thjesht per te grabitur. E menduan si kotec pulash por ju doli kazerme ushtarake…dhe fundi dihet.

  • PD e themeluar nga Ramiz Alia dhe Gramoz Pashkoja veglat e devijuara te sigurimit organizojne ceremonine e Ballit Kombetar.Ballista keni mbetur o te shkrete nuk u bete kurre njerez.Tall trapin Sali Berisha me ju.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *