Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Sherr në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Aktualitet > Sherr në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës
AktualitetLajm i fundit cicerr

Sherr në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës

anazapta
Published January 25, 2013
Share
SHARE

Grushte dhe fyerje në mbledhjen e Këshillit Bashkiak të Himarës. Në mbledhjen e djeshme, këshilltari i PBDNJ-së, Gjike Stramarko, ka paraqitur kërkesën për hapjen e një guroreje në Palasë, çka është kundërshtuar me forcë nga kryeplaku i këtij fshati, Odise Dhimolea.

Qëndrimi i kryeplakut nuk është pranuar nga këshilltari i PBDNJ-së, i cili është edhe bashkëpronar i firmës që do të ndërtonte guroren. Çështja është hedhur për votim dhe pas rrëzimit të saj me shumicë votash,  këshilltari i PBDNJ-së së bashku me biznesmenin Beli kanë fyer kryeplakun e Palasës. Konflikti ka degjeneruar në përdorimin e grushteve, ku më i dëmtuari ka rezultuar kryeplaku i Palasës, i cili është dërguar në spital për mjekimin e plagëve.

Dhimolea ka denoncuar më pas në polici dy dhunuesit e tij. Gazeta Shqiptare citon sot nënkryetarin e Bashkisë së Himarës, Irakli Gjicali, i cili ka qenë i pranishëm në mbledhje. Sipas tij, “kryeplaku Dhimolea ka kërkuar në emër të banorëve që përfaqëson që të mos jepet kjo leje, sepse përveçse do shkaktonte një ndotje në ambient, ishte edhe kundër frymës turistike të zonës”.

anazapta January 25, 2013
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?