Grushti i shtetit në Mjanmar, shkon në 18 numri i viktimave gjatë përleshjeve

time

Policia qëlloi kundër manifestuesëve në Mjanmar duke vrarë të paktën 18 prej tyre, në ditën më vdekjeprurëse që kur nisën protestat kundër grushtit të shtetit.

Të shtunën, forcat e sigurisë nisën shtypjen e dhunshme të protestave që kanë përfshirë vendin prej 1 shkurtit, kur ushtria rrëzoi dhe burgosi krerët e qeverisë, përfshirë Ang San Su Ki.

Fushata e spastrimit vijoi edhe të dielën, ndërsa liderët ushtarak po përpiqen me cdo kusht të shuajnë rebelimin civil që nuk tregon shenja zbutjeje.

Viktima u raportuan në Yangon, Dawei dhe Mandalay, ku efektivët përdorën plumba të vërtetë dhe gaz lotsjellës.

h.b/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *