Grushti i shtetit, SHBA paralajmëron Turqinë pas akuzave për përfshirje

redaktor

Pas akuzave të Turqisë se SHBA ka gisht në grushtin e shtetit, ka reaguar kjo e fundit. SHBA ka paralajmëruar Turqinë për shpifjet publike, duke deklaruar se pretendime të tilla janë të rreme dhe ndikojnë në marrëdhëniet mes dy shteteve.

Zyrtarët turq deklaruan se SHBA ka mbështetur në mënyrë të fshehtë lëvizjen e ushtarakëve, por kjo është mohuar nga sekretari amerikan i Shtetit John Kerry, i cili ka shprehur zemërim për akuzat.

Nga ana tjetër presidenti turk Rexhep Taip Erdogan i ka bërë thirrje SHBA-së që të ekstradojë imamin turk Fethullah Gulen. Ai është akuzuar nga Erdogan për nxitje të grushtit të dështuar.

Mirëpo, Gulen duke folur nga shtëpia e tij në Pensilvani ka mohuar akuzat. “Ekziston mundësia që puçi në Turqi të ketë qenë një teatër për të vazhduar akuzat ndaj mbështetësve të mi. Tani që Turqia ka ndërmarrë shtegun e demokracisë, ajo nuk mund të kthehet pas”, ka thënë Gulen.

Share This Article
6 Comments
  • E paskej bere kete, “vellai” i Rames, Erdogani qe te akuzoje Ameriken per grushtin e shtetit ? Turp te kete se turperoi edhe Ramen edhe gazeten Dita

  • GYLEN = BIN LADEN.

    TE DY KUKULLA TE CIA-S.

    ROLI I TE DYVE ESHTE I NJEJTE, MBAJTJA E PERCARE E POPULLIT MUSLIMAN, SIPAS PARIMIT PERCA E SUNDO.

    I ERDHI FUNDI KESAJ LOJE, AMERIKA JASHTE NGA LINDJA E MESME, ATEHERE DO TA SHOHE SA I VLEN LEKURA.

  • SHTEGU I DEMOKRACISE ME TANKE NEPER RRUGE.

    PROVAT PER KRIMET E GYLEN JANE SHESHIT EDHE NEPER MEDIA, LERE ME BEMAT QE I KA MBLEDHUR SHERBIMI SEKRET.

    PERPARA ERDOAN, COJE PUNEN DERI NE FUND.

  • KRIMINELAT NE LITAR, LITAR, LITAR.

    E PA KUSH VIDEON KUR TANKU I SHTYPTE NJEREZIT E PAFAJSHEM???!!!!!

    LITARI LITARI LITARI, PER KRIMINELAT DHE ATA QE QENDROJNE PAS TYRE.

    PA AS EDHE NJE PERJASHTIM, KUSH NGRE DOREN NDAJ VULLNETIT TE POPULLIT DUHET TE PROVOJE LITARIN, ME CDO KUSHT.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *