Juan Guaidós, liderit opozitar të Venezuelës që e ka shpallur veten President, i është ndaluar mbajtja e posteve politike për 15 vjet.
Lajmi është bërë i ditur nga kontrollori financiar i këtij shteti, Elvis Amoroso, i cili ka thënë se dokumentet financiare të Guaidos kanë qenë të paqarta.
Pavarësisht kësaj, shumë shtete e mbështesin Juan Guaidón si president legjitim të Venezuelës.
Në total janë 50 shtete të cilat e njohin atë, përfshirë edhe Shqipërinë.
Me mbështetjen e administratës së presidentit amerikan, Donald Trump, Guaido ka shtuar thirrjet për dorëheqje të presidentit të kontestuar, Nicolas Maduro.
o.j/dita
