Guardian dhe Washington Post kanë fituat çmimin Pulitzer për kategorinë në shërbimin publik në lidhje me skandalin DataGAte, të provokuar nga deklaratat e Eduard Snouden për programet e përgjimit të NSA-së. Këtë vit cmimi i gazetarisë më i famshëm dhe i rëndësishëm në botë ka një domethënëie të vecantë politikke dhe përfaqëson dhe nëj sfidë ndaj presidentit amerikan Barak Obama.
10 anëtarët e komisionit për cmimin Pulitzer të Universitetit Columbia kanë vlerësuar dekratat e Eduard Snouden për programine përgjimeve të Agjencisë amerikane për sigurinë kombëtare. Këta artikuj që kanë tronditur për javë të tëra marrëdhëniet mes Shtëpisë së Bardhe dhe aelatëve të saj europianë u bënë të mundur vetëm falë deklaratave të një ish nëpunësi, Snouden që tashmë është i detyruar të jetojë në Ekzil në Moskë pasi akuzohet për tradhti nga qeveria amerikane. Një i ri që konsiderohet si një hero por dhe si një tradhtar. Ka vetëm një precedent historik përë këtë cmim ai i vitit 1972, kur ishte Nju Jork Tajms që vlerësohej me këtë cmim për publikimin e historisë së Daniel Elisberg, protagonisti i ‘Pentagon Pejpërs’, që publikoi dokumentet sekrete të luftës në Vietnam.
