Guardiola: Do të shënojmë shumë gola kundër Realit

anazapta

Trajneri i Bayern Munichut, Pep Guardiola, ka thënë se skuadra e tij duhet të shënojë më shumë se një gol për ta siguruar finalen e Lisbonës.

Pep Guardiola është përgatitur maksimalisht për sfidën e dytë gjysmëfinale ndaj Real Madridit në ‘Allianz Arena’.

Trajneri spanjoll i Bayern Munichut është shprehur se skuadra e tij duhet të shënojë më shumë se një gol për ta siguruar finalen e Lisbonës.

“Ne duhet të shënojmë më shumë se një gol për të qenë në Lisbonë. Real Madridi është një skuadër shumë e fortë dhe si gjithmonë ka respektin tim maksimal”, u shpreh Guardiola.

Më tej Guardiola tha se  ideja e futbollit të tij është të kenë topin në zotërimi.

“Jam edukuar ta kem topin”, shtoi tutje trajneri spanjoll.

Guardiola u ka bërë thirrje tifozëve bavarez që t’u japin përkrahje maksimale futbollistëve bavarez për sfidën ndaj ‘mbretërve’, në mënyrë që skuadra e tyre ta kaloj disavantazhin e një goli nga ndeshja e parë në Madrid.  

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *