Pep Guardiola, duke nisur që nga sezoni i ardhshëm, do të jetë trajneri i ri i Bajernit të Mynihut. Lajmi është bërë i ditur nga klubi gjerman, me anë të një komunikate në faqen zyrtare të klubit.
Guardiola vendosi që të tërhiqej nga Barcelona dhe të merrte një vit pushim, ndërkohë që ka qenë një trajnerët më të kërkuar të momentit, sidomos nga ekipet angleze.
Por, spanjolli që arriti të fitojë plot 14 trofe me Barcelonën në një periudhë të shkurtër kohore, ka vendosur që të drejtojë pikërisht Bajernin e Mynihut.
Guardiola ka nënshkruar një kontratë që do ta lidhë me Bajernin deri në vitin 2016. Ai do të zëvendësojë në këtë post Jup Heinkes, kontrata e të cilit përfundon pikërisht në fund të këtij sezoni. Ende nuk dihen detajet e tjera të kontratës, si p.sh paga e trajnerit spanjoll.