Guardiola i pangopur, gati 56 milionë paund për lojtarin e Leicester

Leda Hysa

Manchester City është futur në merkato për një mbrojtës dhe po kërkon një tjetër lojtar nga Premier League.

Sipas “The Sun”, City është i interesuar për qendërmbrojtësin e Leicester, Harry Maguire.

24-vjeçari ka shkëlqyer që kur u transferua nga Hull City në verë dhe raportohet se ai i ka impresionuar spanjollin Pep Guardiola, kur dy ekipet u ndeshen në çerekfinale të Carabao Cup kohët e fundit.

Trajneri spanjoll është i gatshëm të paguajë edhe më shumë se 56 milionë euro për mbrojtësin, i cili u bashkua për vetëm 19 milionë euro në gusht.

City do të ketë nevojë për një rezervë në qendër, me Vincent Kompany që dëmtohet shpesh dhe Eliaquim Mangala që nuk gëzon besimin e Pep. Përtej kësaj, John Stones dhe Nicolas Otamendi janë në thelb të vetmit lojtarë të besueshëm.

City duket i aftë të luftojë në katër fronte këtë sezon dhe do të ketë nevojë për rezerva në mënyrë që të vazhdojë të luajë në një nivel të lartë dhe t’u japë pushim titullarëve.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *