Guardiola: Ja kush është e ardhmja e Aguero-s

Gazeta Dita

Sulmuesi Sergio Aguero do të mbetet një lojtar i Manchester City sezonin e ardhshëm, thotë trajneri Pep Guardiola. 29-vjeçari, i cili ka shënuar 122 gola në Premier League, është përfolur me një lëvizje te kampionët e Chelsea.

Antonio Conte raportohet se ka kërkuar Sergio Agueron të zëvendësojë Diego Costan që pritet të largohet gjatë kësaj vere.

Duke folur në prag të ndeshjes miqësore ndaj Manchester United, Guardiola është shprehur: Ai është lojtari ynë. Ai do të mbetet te Manchester City.”

Fjalë të qarta nga trajneri spanjoll, i cili kërkon të ketë një ekip kompetitiv për kampionatin dhe Champions League.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *