Pep Guardiola është shfaqur para mediave përpara ditës së Premier League të kësaj jave, teksa ai do të përballet me Evertonin e Ronald Koeman, të hënën. Trajneri katalanas ka folur edhe për sulmin e të enjtes së kaluar në Barcelonë. “Unë jam i sigurt se qyteti dhe vendi do të ringrihen dhe do të rifitojnë qetësinë e humbur.
Dëshiroj që kjo të mos ndodhë më, as këtu, as kudo në botë,” – tha trajneri i Manchester City në lidhje me sulmin terrorist. Pep, gjithashtu, foli për një nënshkrim të mundshëm me Johnny Evans dhe si pritet të luajë ndaj një kundërshtari, kundër të cilit nuk mundi të fitonte sezonin e kaluar.
Këto janë të gjitha fjalitë e Guardiolës në konferencën e shtypit: “Mendimet tona janë me familjet që kanë pësuar drejtpërdrejt dëme nga sulmet terroriste në Barcelonë. Në një vend, që të gjithë e dimë se është shumë i rëndësishëm për historinë e Barcelonës, në Rambla, ndodhi një dramë e madhe.
Unë jam i sigurt se qyteti dhe vendi do të ringrihen dhe do të stabilizohen. Dëshiroj që kjo të mos ndodhë më, as këtu, as kudo në botë. Nënshkrimi i mundshëm me Johnny Evans? Ai është lojtari i West Brom, nuk kam asgjë më shumë për të thënë. Ne përpiqemi të zgjedhim modelin më të mirë të mundshëm. Le të shohim se si do të shkojë merkatoja në këto ditë.
Gündogan? Ai u kthye për të luajtur disa minuta në “Girona”. Ne do të shohim kur ai mund të kthehet i plotë, por është duke u trajnuar shumë mirë. Evertoni? Kundërshtari ynë i radhës ka një ekip të nivelit të lartë.
Ata kanë humbur Lukaku, por kanë blerë lojtarë të mëdhenj. Janë një nga ekipet më të mira në Premier League, jam i sigurt për këtë. Unë pres që Evertoni të mos luajë ashtu si vitin e kaluar. Ata do të sulmojnë, sepse kanë lojtarë si Sandro dhe Rooney, të cilët janë mësuar të luajnë për të përfituar nga shpina e tyre.”
