Pep Guardiola ka provuar në kurriz një shfaqje të shkëlqyer të Liverpool në çerekfinalen e parë të Ligës së Kampionëve, në “Anfield”.
Ndeshja e dytë do të luhet të martën e ardhshme, në stadiumin “Etihad”, ku Manchester City është i pamposhtur në Premier League, këtë sezon.
“Nuk kam shumë ankesa, – tha Guardiola për “BT Sport”. – Askujt nuk i besohet, por kemi edhe një lojë tjetër. Ata kishin dy sulme dhe shënuan dy gola, – shtoi trajneri katalanas për dy golat e parë të Liverpool. – Kjo ishte e vështirë, por në pjesën tjetër të lojës ishim më mirë.
Tentuam të shënonim një gol, por kundërshtari u mbrojt më shumë në pjesën e dytë. Ne duhet ta pranojmë këtë rezultat. Tani do të presim Manchester United në shtëpi dhe pastaj Liverpool-in. Do të shohim se çfarë do të ndodhë. Natyrisht, përmbysja duket e vështirë, por ne besojmë”.
a.s/dita
