Të shkruash historinë duke fituar 14 trofe për katër vite me skuadrën dhe më pas të jesh njeri i padëshiruar për klubin, kjo ka ndodhur te Barcelona.
Trajneri më i mirë i vitit 2012, Pep Guardiola, është rikthyer në Barcelonë për të festuar Pashkët së bashku me familjen. Mirëpo aty nuk ka gjetur mikpritjen e duhur nga ish-kolegët dhe drejtuesit e tij.
Gazeta spanjolle “Marca” shkruan se Barcelona e ka shpallur Pep Guardiolën si njeri të padëshirueshëm në ambientet e saj. Ish-krerët e tij duket se janë bërë me hije nga prezenca dhe vizita e tij disa ditore.
Mediat spanjolle, në veçanti “Marca”, spekulon se Guardiola po përpiqet t’i vjedhë talente ish-skuadrës për t’i marrë me vete në Mynih. Së fundmi përflitet se ai kërkon t’i rrëmbejë fizioterapistin Emerli Ricart dhe dy agjentë talentesh, Domenek Torrent dhe Carlos Plancart dhe disa anëtarë të tjerë të klubit.
Fakti që bavarezët janë gati t’i plotësojnë çdo dëshirë spanjollit dhe kontrata e disa mjekëve dhe lojtarëve të Barçës përfundon në fund të sezonit, pritet të bëhet rrezik për krerët e lartë të katalanasve. Teksa Pep ka takuar edhe krerët e Bayernit, ai ka planifikuar edhe një takim me ishpresidentin e Barçës, Joan Laporta, me të cilin ka raporte shumë të mira.
“Po kaloj disa ditë pushimi me familjen dhe gjatë kësaj kohe kam takuar miqtë e mi të vjetër. Në kongresin e radhës do takoj edhe ish-presidentin Laporta, i cili mundësoi emërimin tim te Barcelona. I jam shumë mirënjohës”, nënvizoi Guardiola.
Pep do te beje qe edhe Bajerni te kape nivelin e Barces.
Per kete jam shume i sigurte.
Per kete qe ka ndodhur me Pep ndodh me te gjithe.
Pep eshte shkolle me vete.