Pak ditë më parë, Ilkay Gündogan zbuloi se arsyeja kryesore pse Pep Guardiola u largua nga Bayern është se nuk u lejua të transferonte lojtarët që donte.
Katalanasi, sipas tij, donte atë dhe shokët e tij të skuadrës te Manchester City, aty ku edhe Pep punon tani, Leroy Sané dhe Kevin de Bruyne.
Vetë trajneri, në një intervistë të fundit, i ka konfirmuar këto shpjegime, por duke theksuar se shkaku i largimit ka qenë oferta për të punuar në një kampionat tërheqës dhe konkurrues si ai anglez.
“Gjatë kohës sime te Bayern, ishim të interesuar për lojtarë si Sané dhe De Bruyne. Megjithatë, Sané nuk ishte gati për të ndërruar skuadër dhe Bayern nuk ishte gati për të paguar një shumë të madhe për belgun.
Lojtarët që do Bayern kanë diçka të veçantë. Ata blihen vetëm pas mbledhjeve të mëdha, ku merren vendimet nga drejtuesit. Unë ika, sepse pata nderin për të punuar në Angli”.
Problemet e Guardiolës me hierarkinë e klubit bavarez kanë nisur që në fillim të aventurës së tij në Mynih. Pep donte brazilianin Neymar, por nuk iu plotësua dëshira.
