Guarin dhe Ramires nënshkruajnë në Kinë

Dita

Fredy Guarin i jep lamtumirën Interit dhe hedh firmën në Kinë për eksperiencën e re aziatike me skuadrën e Shanghai Shenhua. Mesfushori kolumbian lë Interin pas 4 sezonesh plot ulje-ngritje, duke u bashkuar me ekipin kinez që këtë sesion merkatoje po bën investime të mëdha.

Lajmin zyrtar të transferimit të Guarin te Shanghai e bën të ditur vetë trajneri i klubit kinez, Gregorio Manzano në profilin e tij në Tëitter. Kolumbiani u zhvendos në Marbella të Spanjës ku ekipi ndodhet momentalisht, duke hedhur të zezën mbi të bardhë. Në arkën e Interit do të shkojnë 12 milionë Euro, ndërsa lojtari do të përfitojë 11 ,milionë Euro për dy sezonet e ardhshme.

Por nuk është vetëm Guarin që  transferohet kontinentin fqinjë për një eksperiencë të re pasi paratë në futbollin e vendit aziatik duket se po thyejnë ekujlibrat duke e bërë Kinën tokën e premtuar të futbollistëve.

Mesfushori i Chelseat, Ramires është larguar nga Londra për t’u bashkuar me Jiangsu Suning. Ai u ble nga blutë e Londrës në vitin 2010 për 18 milionë Paund, ndersa pas 6 vitesh Chelsea arkëton plot 25 milionë për largimin e brazilianit i cili e humbi vendin e titullarit që në mesin e muajit Dhjetor pas humbjes kundër Leicester.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *