Guerrilas: Ti injorant i pështirë nuk na nxjerr dot nga stadiumi

Leda Hysa

Incidenti me policinë në stadiumin “Loro Boriçi” në Shkodër ka ngjallur reagime në radhët e tifogrupit të Partizanit “Ultras Guerrilas”.

Këta të fundit kanë reaguar përmes një deklaratë në “Facebook” në lidhje me incidentin, duke thënë se forcat e rendit nuk kanë për t’i nxjerrë asnjëherë nga stadiumi pasi do të largohen vetë të gjithë në çdo rast që do t’u cënohen të drejtat.

“Jo!

Ti halabak i veshur me uniformë neve nuk na nxjerr dot nga stadiumi!

Nuk munde as ne Elbasan kur lëshove me tërbim gazin lotsjellës dhe shkopinjtë e gomes. Ne zgjedhim te dalim vetë…

Sepse o te gjithë o asnjë !

Dhe do te dalim sa herë prezenca jote e pështirë, injoranca jote e hekurosur pas një uniforme, do kërkojë të na bjerë më qafë.

Ne i jemi betuar Partizonit. Ty as te llogarisim. Përndryshe nuk ka sesi shpjegohet kur ti, injoranti me uniformë, kërkon të fusësh hundët në punët tona pa asnjë shkak. As kur kerkon të nxjerrësh jashtë në mënyrë selektive cunat tanë. As kur për të justifikuar budallallëkun tënd thërret për presion Fnsh-ne. As kur ndërgjegjësohesh dhe kur e kupton se e ke qelbur muhabetin, flet me zë te ulët dhe lutës: “mire, mos dilni ju se ua kthejme shoket”! Nuk e ke idenë sesa qesharak bëhesh. I pështirë dhe qesharak. Uniformë e shtetit e percunduar nga injoranca. Shkoni nxirrni nga parlamenti deputete, ministra kriminelë e halabakë, nxirrni nga radhët tuaj të korruptuar, të implikuar e hajvanë, e pastaj guxoni me ne!

Jo, ti dhe te tutë nuk mund të na nxirrni dot nga stadiumi!

Kjo eshte bukuri e grupimit tonë, qe pa dallim gjinie a moshe nuk i përkulet në asnjë mënyre as ju, as arrogancës tuaj, e gjithcka tjetër mbetet shëmtia juaj e neveritshme…”

Share This Article
3 Comments
  • Halabaku dhe injoranti je ti, rrocke trapi, qe merr guximin dhe shkruan te tilla fjale publikisht. Tifozeria mund te behet edhe pa exese, pa shperthime, pa mjete te ndaluara. Imitues te dobet te tifozerive injorante dhe halabake te rajonit te frymezuara nga “presidenti” i madh i prones shteterore, i prones se qindra emrave te shkelqyer qe perfaqesuan Partizanin ne vite, dhe qe sot bejne sehir se si eshte vjedhur Partizani edhe Klubi gjithashtu nga lloj lloj drogaxhiu e vagabondi. Dilni dhe protestoni tek dera e Klubit te kthejne mbrapsht Partizanin e paster dhe te paperlyer, dhe pastaj te filloje procedura e ndershme e privatizimit, ku te behen pjese te gjithe ata sportiste e pjesmarres qe kontribuan per Partizanin ne vite.
    Mjaft me keto fleterrufe qe mbeshtesin krimin dhe drogen, qe mbeshtesin Armando Duket ne futbollin shqipetar, qe mbeshtesin presidentet njeri me kriminel se tjetri ne te gjitha klubet e futbollit shqipetar…

  • Aman dhe ju te “DITA”-s me keto publikime injorantesh dhe debilash qe gjoja flasin kunder inornces. Ti “Guerrilas”, kushdoqofsh, une qe te flas kam qene dhe mbetem nje sportedashes i ekipit te partizanit prej gati 50 vjetesh dhe nuk jam nga Tirana qe ca budallenj i shtreemberojne dhe emrin per te thene se jane autoktone. Nuk ka ekip “Partizoni” apo patellxhoni, por ka ekip me nje emer sinjifikativ “PARTIZANI”, qe ka perfaqesuar dhe duhet te perfaqesoje vlerat me te mira te sportit shqiptar, por ama sot duhet sepse eshte shume poshte nga te gjitha anet. Edhe sportedashesit e partizanit, apo tifozet si ke qef t’i quah ti me te tute, kane qene elite e tifozerise apo sportedasheve shqiptare. Nese per gomarlleqet tuaja apo te individeve ne rradhet tuaja nderhyn policia e shtetit, kjo nuk eshte injorance, por perpjekje per tu thene injoranteve te rruges se ambientet festive siç eshte dhe stadiumi jane per te festuar, duartrokitur, mbeshtetur dhe jo per te fyer, uluritur me te shara, goditur me objekte apo hedhur shashka. Guxo ti mjeran dhe ndonje nga shoket e tu te veprosh sipas qefit apo ekstazes tende, produkt i marrezise te besh nje veprim halabakesh, apo te fortesh ne ndonje stadium jasht Shjqiperise dhe natyrisht askush nuk ka per te marre doren apo do te luse, por te flake si lecke kepucesh! Dhe qofshin keta qofte guerrilas, fanatiksa, balliste , zogiste apo enveriste, ujqer debore apo desh me kembore.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *