Nga Viktor Malaj
Botuar në DITA
“E di se bota nuk është e drejtë, por pse nuk ndodhi kurrë që kjo padrejtësi të më favorizojë mua?” – Bill Woterson*
Nëse ajo që po ndodh prej një dekade në Siri mund të quhet pa frikë “turpi i botës”, kjo që po ndodh me Kosovën mund të konsiderohet turpi i Evropës, i Kontinentit të Vjetër.
Nipat e atyre që e ndanë nga trungu shqiptar në 1878, 1913, 1915 dhe 1919, vazhdojnë sot, me marifete të reja dhe pretendime “moderne”, të njëjtin avaz, me hiletë, segregacionin dhe diskriminimin e Kosovës.
Edhe pse disa fuqi kryesore evropiane, në kuadrin e NATO-s, ndihmuan në çlirimin e saj nga zgjedha serbe në vitin 1999, prej atëherë e deri tani vazhdojnë të hedhin vickla, përdorin pretekste dhe sajojnë kushte e situata që një popullsie prej dy milion banorësh t’i pamundësohet qenia realisht e pavarur e sovrane në territorin e saj, të vetëvendos dhe të ndihet e barabartë midis popullsive të kontinentit në të cilin gjendet gjeografikisht dhe aspiron t’i bashkohet politikisht.
Megjithëse Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë e ka konsideruar legjitime shpalljen e pavarësisë së Kosovës, disa shtete evropiane, madje edhe anëtare të BE-së, të cilat i vënë kushte pas kushtesh dhe i bëjnë qortime pas qortimesh asaj dhe vendeve ballkanike për vendosjen dhe respektimin e ligjshmërisë, vazhdojnë të mos e njohin këtë pavarësi.
Dhe jo vetëm kaq, por vazhdojnë t’ua bëjnë me sy ish-pushtuesve, shtypësve të Kosovës dhe, madje të shprehen të gatshëm për pranimin e Serbisë në Bashkësinë Evropiane, si shtet dhe entitet politik që plotëson kushtet politike dhe respekton parimet demokratike, kaq shumë të propaganduara nga BE dhe po aq shpesh të braktisura prej këtij bashkimi.
Ndërsa shtetin serb, të cilin ende e drejtojnë disa ish-ministra të regjimit që e detyroi NATO-n të ndërhynte ushtarakisht për ndalimin e gjenocidit, e kanë pranuar si kandidat për anëtar të BE-së, shtetin e Kosovës e kanë margjinalizuar, thuajse izoluar dhe mashtruar.
Udhëheqja shtetërore serbe pritet e përcillet me ndere e respekt në shumë kancelari evropiane, megjithëse jo vetëm nuk pranon gjenocidin në Kosovë e Sebrenicë, por vazhdon të mos njohë Kosovën, të nxisë komunat me popullsi dominuese serbe në veri të saj që të mos e njohin shtetin “e tyre”, ta kundërshtojnë me dhunë sa herë ai kërkon zbatimin e ligjshmërisë dhe nënshtrimin e krimit. Dhe nuk ndalet me kaq, por edhe krijon tensione edhe në Bosnje dhe Kroaci nëpërmjet aktivizimit të pakicave serbe atje.
Rasti më i fundit, ai i tensioneve të shkaktuara në veri të Kosovës për shkak të rezistencës fizike dhe dhunës për mospranimin e zbatimit të një marrëveshjeje midis dy vendeve lidhur me targat e makinave, nuk të çudit për sjelljet e një pjese të popullsisë serbe atje dhe afrimin e forcave ushtarake në kufi nga qeveria serbe, por të brengos për qëndrimet e politikës evropiane e cila, në vend që të konsideronte reciprocitetin në marrëdhëniet midis shteteve dhe zbatimin e një marrëveshjeje dypalëshe ta shpallte si veprimin më normal dhe demokratik midis entiteteve politike evropiane, i bën thirrje qeverisë kosovare të largojë forcat e rendit nga vendshkelja e ligjit dhe i barazon veprimet dhe forcat shtetërore kosovare me veprimet e ligjshkelësve të dhunshëm serbë, duke iu kërkuar “të dyja palëve” të qetësohen dhe tërhiqen nga veprimet e tyre.
Në cilin shtet evropianoperëndimor mund të ndodhë që shteti dhe dhunuesit e ligjit të trajtohen si palë të barabarta?! Si mund t’iu bësh thirrje popujve dhe shteteve ballkanike t’i përmbahen parimeve të drejtësisë e ligjshmërisë, si kusht për t’u anëtarësuar në BE dhe, nga ana tjetër, të vësh në të njëjtën peshore dhunuesit e ligjit dhe ata që përpiqen për rivendosjen e tij në një hapësirë gjeografike dhe politike të Evropës?!
Para disa vitesh, ky Bashkim Evropian iu vuri disa kushte qeverive kosovare, plotësimi i të cilëve do të sillte heqjen e vizave për të lëvizur brenda territorit evropian. Megjithëse Komisioni Evropian deklaron se kushtet u plotësuan, Këshilli i Evropës vazhdon ta pengojë heqjen e vizave.
Çfarë është kjo bashkësi qeniesh të gjalla, më pak se dy milionëshe, në mes të Evropës, që nuk paska të drejtë të lëviz lirshëm nëpër territorin e një bashkësie njerëzish prej 450 milion banorë? A janë njerëz edhe këta dhe çfarë rreziqesh do të mund t’iu sillnin vendeve evropiane dhe popullsisë së tyre 250 herë më të madhe nëse qarkullojnë lirshëm nëpër territorin evropian?!
Çfarë rreziqesh i kanë sjellë Evropës kosovarët para disa dhjetëvjeçarëve kur e kishin të drejtën e udhëtimit pa viza brenda kontinentit?
Si mundet vallë që politika evropiane, nga njëra anë, iu vë kushte dhe kërkesa të pambarimta popujve dhe vendeve ballkanike për t’u pranuar në federatë dhe, nga ana tjetër, nuk zbaton premtimet e veta?! Dhe, çfarë është më e keqja, si është e mundur që praktikisht e shndërron një territor dhe popullsi kaq të vogël në Ballkan në një rezervat qeniesh ekzotike që, ndryshe nga 500 milion banorët e kontinentit, nuk mund të lëvizin pa viza jashtë territorit të tyre?!
Kur kupa e durimit duket se po mbushet, historikisht banorët e trojeve shqiptare kanë thënë dhe vazhdojnë të thonë: Mosni, bre burra, nuk bën kështu!
Megjithëse shumica e kancelarive evropiane e konsideruan statusin e dikurshëm politik, social dhe juridik të Kosovës si popullsi nën pushtim dhe gjenocid nga ana serbe dhe, prandaj, u dakordsuan dhe kontribuan në çlirimin e saj ushtarakisht, gati njëzet vjet më vonë imponuan krijimin e një instrumenti juridiko-gjyqësor të emërtuar “Prokurori dhe Gjykatë Speciale të Kosovës”.
Këto institucione juridike “të Kosovës” nuk kanë asnjë seli në territorin kosovar dhe asnjë prokuror apo gjykatës me shtetësi kosovare. E, si mund të jenë ato, atëherë, pjesë e drejtësisë së një shteti sovran, siç është Kosova?! Është dashur që, më mirë dhe burrërisht, aq sa mund të flitet për burrëri në Evropë, të krijoheshin dhe të quheshin “ndërkombëtare” ato institucione dhe të pranohej se një gjë e tillë po ndodhte nën presionin e shtetit ish-pushtues, miqve të këtij shteti në Lindje dhe miqve të miqve të tij në Perëndim. Institucione të veçanta, institucione sui generis, institucione të rreme krijohen vetëm për bashkësi shoqërore që konsiderohen të ndryshme dhe që (besohet se) nuk e meritojnë të trajtohen si të barabarta me pjesën tjetër të njerëzimit. Pse?!
A ka pasur “krime lufte” në Kosovë gjatë viteve 1998-1999? Pa diskutim, që ka pasur pasi krimi më i madh është vetë lufta dhe historia e njerëzimit nuk njeh asnjë rast të “luftërave të pastra”, asnjë rast ku të mos ketë edhe bashkëpunëtorë të fshehtë e të hapur të pushtuesve dhe asnjë rast kur nga luftimet të mos e pësojnë edhe njerëz të pafajshëm.
Por, të pretendosh se gjatë luftës midis ushtrisë së vendit të pushtuar dhe asaj të pushtuesit, e para ka pasur si strategji asgjësimin e banorëve të vet për motive fetare, etnike apo politike, kjo do të thotë të ndryshosh plotësisht karakterin e luftës, shkaqet dhe moralin e saj dhe ta shpallësh ndërhyrjen tënde të dikurshme ushtarake si të gabuar.
Të arrestosh dhe mbash të izoluar sot drejtuesit kryesorë të ushtrisë së një populli të pushtuar, gjysma e të cilit u shpërngul jashtë territorit kosovar nën tmerrin e dhunës dhe terrorit serb dhe, nga ana tjetër, të ulesh si i barabartë në tryezat politike e diplomatike me qeverinë e ish-vendit pushtues, një qeveri që shpall pa droje se ka pretendime territoriale kundrejt Kosovës, kjo do të thotë tallje me parimet e së drejtës historike, me vlerat e moralit njerëzor dhe, më në fund, diskreditim i pretendimeve të tua politike e demokratike.
Madje, siç bëhet e ditur nga Raportuesja për Kosovën, gjermaneja Kramon-Taubadel, “KE është bërë palë politike për interesa të aksit Orban-Vuçiç. Në lojë është integriteti i KE-së dhe gjithë BE-së në Ballkanin Perëndimor”.
Është e çuditshme sa i madh është guximi evropian për të mbajtur qëndrime diametralisht të kundërta dhe përdorur standarde të dyfishta kundrejt popujve dhe shteteve të ndryshëm. Ndërsa qëndrimi kundrejt Serbisë lidhur me mosnjohjen e shtetit të Kosovës dhe mbajtjen e pretendimeve territoriale ndaj saj si “djepi i Serbisë”, shprehet në formën e lajkave dhe këshillave, nga ana tjetër, takimet dhe marrëveshjet e Kosovës me shtetin serb kërkohen në forma prepotente deri me ultimatume.
Për çfarë duhet të bisedojnë dhe arrijnë marrëveshje qeveritë e dy shteteve kur njëri prej tyre, në këtë rast Serbia, i thotë tjetrit se më ke marrë “pronën” time dhe më ke zënë “karrigen” time të sundimtarit?!
Kur shikon njeriu i arsyeshëm sjellje e qëndrime të tilla të shumë qeverive evropiane dhe të një pjese të elitës politike të BE-së, nuk duhet të pyes vetëm veten, por gjithë botën: Pse ky qëndrim izolues dhe përçmues kundrejt një popullsie dhe minishteti në gjirin e Evropës? Ngaqë janë të varfër, ngaqë shumica e tyre i përkasin besimit islam apo sepse janë shtet i pakonsoliduar?
Nëse shkakun e përbëjnë njëri apo dy faktorët e parë, atëherë rezulton se politika evropiane është diskriminuese. Nëse është faktori i tretë, politika evropiane shfaqet antihistorike, pasi popujt dhe shtetet e shumicës prej vendeve anëtare të BE-së kanë pasur nevojë për disa shekuj dije dhe punë për të ardhur aty ku janë, kanë pasur nevojë për shumë dhjetëvjeçarë dhe shekuj lirie e pavarësie kombëtare për të drejtuar punët e veta dhe kanë pasur, e kanë ende, nevojë për një kohë të gjatë për të konsoliduar institucionet politike e juridike të tyre.
Nëse establishmenti politik evropian pret që vendet dhe popujt e Ballkanit të arrijnë të gjitha standardet ekonomike, politike e demokratike që Evropa ka sot për t’i bërë pjesë të bashkësisë federative evropiane, atëherë ose këto vende nuk do të bëhen kurrë të tilla ose vetë BE-ja do të bëhet i panevojshëm, i padobishëm, mosekzistente.
Do të ishte në interes të stabilitetit të Ballkanit dhe Evropës, në interes të paqes dhe në nderin e politikës evropiane t’iu shmangej sa më shpejt qëndrimeve diskriminuese, shumëstandardëshe dhe jo konsekuente kundrejt vendeve të tjera dhe, veçanërisht, kundrejt Kosovës si entiteti më i ri politik dhe subjekt i ri ndërkombëtar, i cili ka nevojë më shumë se cilido tjetër për ndihmë dhe përkrahje.
Mbetet të shihet nëse do të triumfojë Evropa e Iluminizmit dhe Humanizmit apo Evropa e kulisave, intrigave dhe pabesive. Shpresojmë tek e para.
*Bill Watterson- KarIkaturist amerikan

SHKRIM EKSELENT QE DUHET PERKTHYER ANGLISHT !!
Kosova duhet te kthehet aty orej ku eshte marre. Per kete Duhet Ushtri.
Ne e shkaterruam, Sali shurra udhehoqi shkaterrimin.
Duhen Financa te shendosha
Ne lyejme me kos bythen e jevgut te Surelit dhe po e cojme borxhin 100 perqind.
Duhet patriotizem dhe qartesi.
Ne nuk kemi ate shkalle te vetedijes kombetare, edhe ate qe ndertuam e shkaterruam ne 30 vitet e fundit
Ju lumte!
Kriteri i zhjedhjes se partnerit strategjik ne rastin e nje shteti te vogel, si Shqiperia eshte te kete mbeshtetjen e nje shteti gjigant, pa paragjykime racore, historike, e inate te vjetra, “cme ke bere ti e cte kame bere une ty”
1. Ne nje kontinent ku ka shume shtete me intersa kontradiktore eshte e veshtire te percaktosh partnerin strategjik. Shikoni cpo ndodh me Polonine, Hungarine, ……. e shtete te tjera.
Pse?
2. Sepse keto shtete akoma nuk kane arritur ate qe ato desherojne per vete. Ne qofte se njeri prej tyre do te na ndihmoje me gjithe zemer, tjetri thote ku e ka qellimin ky
3. Edhe brenda nje shteti shpesh krahina te ndryshme kane interesa te ndryshme. Te gjithe e dime se tek ne ne nje periudhe te shkurtur kohore “veriu me jugun u percane”.
4. Shikoni cpo ndodh brenda PD-se. Per interesin e tij personal nje individi i celikubruar, Z.Berisha, eshte gati shkaterroje PD-ne. Elemente te tille pak, apo, shume pak, ka kudo ne bote.
5. Keto jane aresyeje te fuqishme se pse Amerika eshte aleati yne me i sigurte strategjik. Amerikanet jane mesuar te egzistojne, punojne, komunikojne me njerez te ardhur nga e gjithe bota, me njerez me tradita komplet te ndryshme, dhe kane arritur te gjejne mirekuptim reciprok. Amerika eshte “nje mini-planet”
Pra jemi me fat te madh, sepse nga cdo pike ta nisish kete analize per gjetjen e aleatit me te sigurte, me te mire, me te pershtateshem do arrijme ne te njejtin perfundim. Ka vetem nje kerkese, “te jemi esull, e jo te droguar” cilesi qe shumica e popullit e disponon.
Te lumte dora dhe mendja Viktor !
Eshte e qarte qe Evropa nuk na do.
Ne duhet te pyesim veten cfare duhet te bejme ndryshe qe kjo situate te ndryshoje.
Jo per te na dashur, dashuria ne diplomaci dhe gjeopolitike nuk ndryshon.
Por per te na RESPEKTUAR.
Duhet te rifitojme dinjitetin si shtet, me kete klase politike nuk behet
Autori nuk ka thene asnje fjale per Ramut pleren e Vucicit qe e ka rehabilituar Serbine para gjithe Botes, jo vetem para Evropes.
Ramut kurva deklaroi se eshte Kosova qe ka probleme, dhe jo Serbia. Bile e ka deklaruar ne menyre diskredituese para mediave Evropiane
Viktori nuk mund ti fryj percarjes dhe te bej lojen e Ramutit nenkete pamflet patriotik te shkelqyer!!
Ike more mutrel jevgu goje muti s’u ngope se ngreni mut gjithe jeten , kurbati i djallit .
Faleminderes V.Malaj.Nuk ka më Europë të bashkuarë,Por të përçarë,Derisa në të ekziston shumica e djathtë EKSTREMISTE kundër Ballkanit dhe sidomos Myslimanizmit Shqipëtar.
-Në BE,KE është vendosur qëllimisht VOTIMI 100 % dhe jo 50.1%.Ndaj,Kosova dhe vëndet Ballkanike do të ngelen STATUCUO.Jo më kotë E.Hoxha kishte deklaruarë “BALLKANI FUÇI BAROTI”
-Kosovën si shtet nuk e njohin 6 Shtete të mëdha të BE,për të cilat duhet thënë se janë në unison me Sërbinë,Rusinë,Kinën,etj,për ta mbajtur Kosovën nën tutelën Sërbe nga frika e ARIUT- Rus.Ndaj Rusi vepron kokëpaçarë me ish Republikat Sovjetike.Dhe SHBA vazhdon me paralajmërime.
-Qëndrimi Bullgar ndaj M.Veriut tregon se forcat ekstremiste nuk i duanë Shqipërinë dhe MV në BE.Pasi u “Dogjën” nga Breksiti Anglez,Polonia,Hungaria,etj.Edhe sikur Bullgaria të bjer dakort me MV,do dal një tjetër kërjesë kundër Shqipërisë me imponim nga Tirana djathtiste-Ekstremiste-Berishiste.
-Në BE mungon forca unike për mbrojtjen e bashkësisë Europiane.Ka mundësi edhe NATO të përçahet,Iden e sëcilës e hodhi TRAMPI për shtimin e buxhetit nga vëndet pjesmarrse në të.Ose..Sërbisë ti çelet dalja në Adriatik-Durrës..!!
-FLM V.MALAJ,DITA.
Ekselent, por duhet botuar jashte vendit se ne e dime. Te tille artikuj duget t’i lexojne europianet e thjeshte. BE e ka mbaruar misionin e saj. Duhen marre shembuj nga Norvegjia, Danimarka, Zvicra per zhvillimin. Partner strategjik Amerika. E te dhj…a BE…i humb vere rendesia. Sa per pyetjen qe shtron ne fund te artikullit. E dyta. Keshtu ka qene, eshte dhe do te jete Europa Kurve!
Evropa “Kurve”, dhe shqiptari budalla.
Moj Evrope, ti kurv’ e motit
q’i i ka rae, mohi Zotit!
Ofshan me shpirt, shume vite me pare, Nderi i Kombit Pader Gjergj Fishta. Dhe kuptohet se perse e ka kete mllef e zemerim me Evropen. Pikerisht per tarajtimin dhe padrejtesite qe u ka bere shqiptareve ne histori dhe ajo me e renda coptimin ne pese shtete sikur te ishim “kafshe” te kopshtit zoologjik ne Ballkan. Aq presion i bene edhe komunistet serbe qeverise komunsite te Tiranes, aleate ne lufte, sa edhe eshtrat ia nxorren nga varri ketij burri, dhe ia hodhen ne Drin. Nderi Kombit eshte ende dhe sot pa nje varr, mu si mijra burra, gra dhe femije te Kosoves qe jane zhdukur dhe groposur kushedi se ku zgafellave te Serbise. Dhe asnje perpjekje per t’i gjetur dhe asnje ndjese, prej serbeve. Dhe Europa hesht!
Shkrimi I Malajt eshte mjaft realist, por problemi eshte se sa dhe si mund te sensibilizoje ky, sa politiken shqiptare qe me separi duhet te jete minimalisht unitare per problemin kombetar dhe krahas saj me nje presion diplomatik te forte dhe konstant ndaj “kurves plake”, te gjeje mjetet efikase per ta bere ate presion rezultativ. Ketu do duhet te duket mençuria e burrave te shtetit kendej dhe andej kufirit, pa perjashtuar ata te Maqedonise e Malit te Zi dhe mbare diaspores. Sot me shume se kurre e kemi kete mundesi, sepse kemi dy shtete te pavarura ne Ballkan, por kemi ne krah edhe ShBA, ndaj te cileve, kemi deshmuar nje besniukeri te pashoq, si askund tjeter, jo vetemm ne Europe, por as ne Bote, Dhe qe duhet shfrytezuar.
Analize e fort e autorit por duhet t’ju behet nje analize edhe atyre qe e ndihmuan dhe po e ndihmojn per interesa vetjake Serbin te dominoj ne keto situata .
15000 shqiptar u zhvendosen nga veiu i Kosoves nga premtimet dhe planet r Hashim Thaqit . Ne 2015 associacionit e komunave me shumice serbe e nenshkruan Thaqi dhe Mustafa , Baton Haxhiu qe cdo dite e kemi ne televisionet shqiptare thot se krimet duhet ti falen serbise se jan vjatruar e kryeministri i zgjedhur per te 3 her raprte vellazrore i mban me Vuqicin , Keto jan vetem disa po politikanet dhe sherbtoret e serbise po e ndihmojn Europen fatkeqsisht !
Ma në fund e ke Vjosen dhe Albinin në kohen e luftes u janë falur kontributet Zero për çlirim tani në liri u dham besimin e premtuar
atyre që ta çojnë para procesin politik të Kos. pasi ai që ushtarakisht e çoi para Kosovën ku në liri politikisht e paska këthyer mbrapa
s’ka faj europa ,
me shume keta, mendjendriturit “patriote”, qe komentojne ketu dhe egzaltojne artikujshkruesit (mese, te “ndritur”) .
duhej bere sipas variantit, “Rugova” .
tani;
beji “shurren baces”..
I ke shtruar hapur, qarte dhe shkurt problemet Viktor Malaj! Vetem problemin kryesor nuk e ke trajtuar po keshtu! Si do te behet njohja e Kosoves si shtet i pavarur nga Serbia dhe nga gjysma tjeter e shteteve te botes, qe te hyje ne EU dhe UNO!?! Me duket se monologjet e pafundme nuk kane per te sjelle ndonje rezultat pozitiv ne kete drejtim, perkundrazi nxisin vetem fantazite e berjes se petullave me uje!
Keto shtete Euriopjane qe nuk duhan ta njohin Kosoven si shtet janë armiqtë e Shqiptareve keshtu duhen konsideruar. Dardania ilirida dhe pjese te tjera qe jane shkeputur me dhune nga trungu i nenes Shqiperi duhet te bashkohen ne nje shtet te vetem kjo eshte puna me e mire. Per keto shtete plera qe sduan ta njohim pavarsinë e kosovës kjo eshte përgjigjja me e mire bashkimi kombetar eshte e vetmja ruge qe duhet te ndjekin politikanet tane.Rofte kombi Shqiptar.
Ky fjalim me sllogane bombastike luftarake ´´patriotike´´,ku bien fare lehte pre nacionalistet e shumte naive,qe mendojne se mjafton qe te besh shenjen e shqiponjes ne gjoks.qe tere bota para teje te dridhet.
Keshtu Malaj, ka bere te kunderten e asaj qe mendohet se duhej te arrinte,duke e mposhtur vetkenaqesia,qe te marre duartrokitje frenetike,nga turma e patrioteve naive,qe fatkeqesisht nuk jane te paket,qe e konsiderojne vendin e tyre si qendren e botes dhe gjithe te tjeret afer dhe larg,jane vec halera dhe hiena.
Patrioti dhe jo nacionalisti,eshte ai qe e do dhe i sherben atdheut te vet ne menyren me te mire.
Kjo se pari,pasi patrioti i analizon gjerat me mendje te ftohte dhe sheh te popujt e tjere,veten e vet,por jo tek qeverit e tyre qe ndodh dhe te mos mund te unifikohen me popullin e vet) .
Se pari Malaj,nuk mund mos ta dinte,qe nqse qofte dhe nje vend i Europes se bashkuar eshte kunder nje vendimi te saj,ai vendim nuk aprovohet:
Dhe Spanja duke pasur problem,me presionin e krahines se Katalonjes,me qender Barcelonen,per tu shkeputur , vazhdon te kundershtoje qe Kosova te njihet si shtet i pavarur,e njejta llogjike kjo, me ate kundershti,qe i ben vec Bullgaria futjes se Maqedonise ne Europe.
Se dyti,me sindromin izolues albanistanas,ku rilindasit tane te madherishem,gjithmone e kane theksuar kete sindrom si vetvrases ,malaj vazhdon ta gjeje te keqen tone,vec jashte kufijve.
Politika kosovare shteterore e izolimit edhe nje here,ne zgjedhjet e fundit pesoi nje goditje asgjesuese,nga vota e popullit te vet.
Politike qe binte ndesh per tere kohen me keshillat amerikane dhe europiane,per tu ulur me armikun ne tryezen e bisedimeve,ku mund te thuash sy per sy,kerkesat dhe pretendimet,ne prezence te arbitrave,te cilet te dhane dhe mundesine jetike te behesh shtete,dhe jo te hidhesh ne rrugen e konfrontimit te verber ne distance,(ku si gjithmone e peson populli dhe aspak politikanet),me shpresen e kote,qe ata qe te krijuan si shtet,do te vazhdojne te na perkrahin ´´maje krahit´´ dhe ne keto lloj ´´fushe betejash´´.
Shqiperia e Shqiptareve vdekje tradhetareve z.vasil kjo eshte ruga e vetme nuk vjen liria me demokraci. Sa per ate inatin qe nxjer duke thene qe ata qe bejne Shqipojnen kujtojne se te tjeret i kane frik nuk eshte ashtu. Z.vasil ata qe bejne Shqipojnen jane patriote qe nuk duan tja dine se cfare mendojne te tjeret per ta por ata mendojne shume per hallet dhe problemet e Shqiperise dhe po te jet nevoja do japin dhe jeten per atdheun keta jane patriotet.
Viktor Malaj-kushdoqofsh, kesaj radhe ke folur sic thote populli: “Si e ema e Zeqos maje thanes!” Ja u cfryve kunder 27 shteteve te BE-se ne gazeten shqiptare DITA, po ate degjon kush? Pse nuk te degjojne? Sepse ti nuk i bie kaut ne koke, qe eshte “Bashkimi i krahines shqiptare te Kosoves me trungun ame-Shqiperine” dhe kompromiset qe duhen bere me kete rast. Kompromiset jane lehtesimi i shtetit te Kosoves nga Komunat Serbe ne veri te saj.
Buda koqja, kodra pas bregut….po z.Malaj , eshte pikerisht fraza jote e fundit, dmth, eshte Europa e kulisave, intrigave dhe passive……Bravo
….pabesive…
Nese artikullshkruesi godet me bomba atomike Europen me te drejte…. duhet te hedhe dhe ca granata ne politiken e gabuar amerikane ne shqiperi dhe kosove..me konkretisht:
.
1-Ka ndonje shqipfoles qe te na spjegoje se pse prokurori qe ka mberdhyer prej gryke komanden e UCK per krime lufte eshte amerikan dhe pse u kapen u arrestuan me DRITA NDEZUR dhe sot po tallen me kombin shqiptar..
.
2-Ka ndonje shqipfoles qe te na spjegoje se pse TOPOLITIKANE AMERIKANE thane para 1 viti tekstualisht;
HIQNI TAKSEN NDAJ SERBISE SE DO HEQEIM BAZEN AMERIKANE…pra edhe nje budalla e di qe heqja e takses ndaj serbise eshte PUSHTIM REAL EKONOMIK…
.
Shenim
Duke mos besuar ne botimin e ketij komenti si 2 cope para tij nderpres argumentet por sugjeroj moderatoret qe te mos censurojne..te pakten ne disa amerikane shqipfoles qe kemi te drejte te kritikojme Ameriken per gafat e saj dhe jo ashtu si bejne ‘ARMIR-AT E DITES” qe ka ngelur te thone se Demokracia eshte
E OMEL SI HALLVA QAZIM MULLETIT..
Vijon komenti nese botohen keto rrjeshta me siper
.
Gulagu Kosova, turpi i Europes, i Kontinentit te Vjeter – Ben “zbulimin” Viktor Malaj!
Po pse mbulon nga ky Turp ate Ameriken aleatin strategjik o ti Viktorino te kam rixha?
A nuk eshte kjo Kosove dhe krejt Ballkani se paku nga 1999 nje plasteline ne duart e SHBA-ve? Apo…dora qe nuk kafshohet dot, puthet?
Flasim per Europen si bashkim vlerash. Ishte kjo Europe qe i “ndolli” shqiptaret me parrullen ” e duam Shqiperine si gjithe Europa”, cfare endrre! Tani, eshte po ajo Europa e vjeter. Lereni z. Viktor Malaj ne punen e tij. Kemi 31 vjet qe na genjejne europianet, por ka akoma gazetare ky vend, si z. Malaj, te cilet per te thene te verteten, as blihen e as shiten me dhe per pará
edhe njehere;
edhe quan turkun vella dhe geshtenjat e pjekura, doni t’i nxjerre be-ja dhe usa, nga zjarri ???
EDHE BOTA NA KA FAJIN
POR ME SHUME E KEMI VETE
TRADHETIA NEMA JONE
PERJETE E VE E NE PUSHTET
Kur Kosova,politikisht qeverisej nga S.Millosheviq kurse moralisht nga I.Rugova njerëzit u përzunë maspvikisht nga vendet e punës dhe si të vetmën zgjidhje gjetën emigrim si mundësi për mbijetesë kurse sot shumë prej tyre i braktisin vendet e punës dhe largohen me të madhe nga Kosova kjo dmth. se aty nuk ka ideal dhe sakrificë për ndërtimin dhe forcimin e Kosoves ashtu p. sh.si gjermanët dhe rusët që sakrifikuan gjenerata në rindërtimin e vendeve të tyre
Serbeve i duhet ngacmuar Beogradi me 007-ta te arsimuar mire dhe te zgjedhur nga familjet me patriotike te botes Shqiptare. Ndryshe duhet te presim deri sa nenat Serbe te pjellin nga psikopate ne Eskimeze .
Ok por Evropa gjen nje shtepi qe nuk ka rregulla dhe ben pershesh, dmth i “trajton keq shqiptaret” pyetja eshte shqiptaret si e trajtojne veten e tyre ?!!
Pergjigja keq e me keq !
Pra nuk eshte faji vetem i Europes !
Shqiperija duhet te falenderoj Stalinin ne ate kohe kur Shqiperine e pranuan si anatare e OKB ,por edhe ne ate kohe Evropa nuk donte qe Shqiperija te behet anetare ,ishin dy shtete fqinje qe kundershtonin dhe keta dy shtete ishin Greqija dhe Jugosllavija pse? pse paten planin per ta ndare ne dy pjese,kur te mendosh vetem pak kur Mali i Zi u pranua si shtet me 100 mij banore kurse Kosova ma shum se 2 miljon jo pse ?pse ka popullsi muslimane dhe deri sa ekziston VETO Shqiperija dhe Kosova dote jene gjithmone te izolluar ,dhe fajtore esht BRUKSELI per diskriminim.
Mirela ke te drejte qe mas lufte Rama ka investu ne Serbi 30 miliard dollar! Duket hapur qe ai esht fajtor se ke ty investimi i tij kufizohet ne nje fraksion sekonde dhe grimca te vogla te lengshme.
Pabarazi totale!