“Guns N ‘Roses”, grupi i njohur muzikor ka paditur një fabrikë birre në Kolorado për shkelje të të drejtave ekskluzive të emrit pasi kanë hedhur në treg një birre të quajtur “Guns’ N ‘Rosé”.
Gjatë procesit gjyqësor në Kaliforni, grupi i famshëm i hard rokut argumentoi se konsumatorët mund të ngatërrohen me emrin e vendosur nga Oskar Blues Brewery dhe mund të supozojnë se është pjesë e një partneriteti zyrtar.
Në aktpadi thuhet se imazhi i grupit ka pësuar dëm të pariparueshëm prej birrës artizanale dhe mundësinë që kjo do të dëmtojë markat e tyre, reputacionin e biznesit dhe vullnetin e mirë.
Grupi argumenton se fabrika e birrës nuk duhet të ketë të drejtën të vazhdojë të shesë këto produkte që cenojnë prestigjin dhe famën e “Guns N ‘Roses” pa miratimin, licencën apo pëlqimin e grupit, që kërkon në këmbim dëmshpërblime e thotë se prodhuesit e birrës të kapur me këtë shkelje, duhet të paguajnë edhe shpenzimet ligjore.
Oskar Blues Brewery ende nuk i është përgjigjur padisë. Kompania kishte tentuar ta bënte markën e emrit Guns N ‘Rosé por e braktisi aplikimin pas kundërshtimit të hasur nga grupi.
Ndërkohë, nuk kishte hequr dorë nga synimi që të vazhdonte të shiste birrën deri në mars të vitit 2020.


j.l./ dita
