Guterres dhe Jeremiç kryesojnë garën për kreun e OKB-së

Elton Tafaruci

Sipas raporteve ende jozyrtare dhe të pakonfirmuara, diplomati serb Vuk Jeremiç, kandidat i Beogradit për sekretarin e ri të përgjithshëm të OKB-së, është në vendin e dytë me tetë vota pro, katër kundër dhe tre vota abstenim, të marra në raundin e dytë të votimit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së, njoftoi agjencia zyrtare serbe e lajmeve, TANJUG.

Ndërkohë, ish-kryeministri portugez, Antonio Guterres ka marrë 11  vota pro, dy kundër dhe dy vota abstenim.

Kandidatja e Argjentinës, Susana Malcorra mori tetë vota pro, gjashtë kundër dhe një votë abstenim.

Ai i Sllovenisë, Danilo Turk mori shtatë vota pro, pesë kundër dhe tre vota abstenim, ndërsa Irina Bokova e Bullgarisë, sekretarja aktuale e përgjithshme e UNESCO-s ka shtatë vota pro, shtatë kundër dhe një votë abstenim.

Përfaqësuesja e Zelandës së Re, Helen Clark ka marrë gjashtë vota  pro, tetë kundër dhe një votë abstenim.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *