Guterres i OKB: Mbroni BE-në që të shmangni një tjetër Luftë të Ftohtë

Edona Llukacaj

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, u nderua të mërkurën me çmimin Charlemagne për promovimin e unitetit europian.

Ky çmimi që jepet çdo vit që nga1949-a  është emëruar pas mbretit mesjetar që sundoi pjesën më të madhe të asaj që sot janë Franca, Gjermania, Vendet e Ulëta dhe Europës Qendrore, teksa vetë qëndronte në atë që është sot qyteti gjerman Aachen.

Guterres, një nga ish-kryeministrat e Portugalisë, u zgjodh nga komiteti me motivin se kishte mbrojtur bashkëpunimin, tolerancën, pluralizmin dhe bashkëpunimin shumëpalësh.

Pas marrjes së medaljes në Aaachen, Guterres mbajti një fjalim në të cilin theksoi rëndësinë e një Bashkimi të fortë Europian.

“Nëse doni të shmangni një tjetër Luftë të Ftohtë, nëse doni një rend të vërtetë shumëpalësh, atëherë duhet të kemi shtetet e bashkuara të Europës si një prej shtyllave të forta të kësaj”, tha ai.

Guterres tha se BE ishte një projekt shumë i rëndësishëm që s’mund të dështonte, duke theksuar: “Dështimi i Europës do të ishte në mënyrë të pashmangshme dështimi i multilateralizmit dhe dështimi i një bote në të cilën sundimi i ligjit mund të mbizotërojë” .

Si fitues i këtij viti, Guterres i bashkohet një numri liderësh botërorë që janë nderuar me çmimin Charlemagne, përfshi Winston Churchill, Emmanuel Macron dhe Papa Francescon, raporton Dita duke iu referuar mediave ndërkombëtare.

e.ll./dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *