Guvernatori: Duhet rregull fiskal dhe bashkëpunim me FMN

anazapta

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Ardian Fullani ka paralajmëruar dje në daljen e tij publike problemet ekonomike që ekzistojnë në vendin tonë dhe se cila është mënyra për ti reduktuar ato. Borxhi i lartë publik, rënia e konsumit të brendshëm , rënia e kreditimit sidomos për sipërmarrjen janë disa nga pikat që zoti Fullani kërkoi që të merren masa të menjëhershme, pasi sipas tij ekziston mundësia që të rikuperohen këta tregues të rëndësishëm, nëse do të ketë politika të kujdeshme fiskale, pra vendosje të një rregulli të ri fiskal dhe rikthimin e bashkëpunimit me Fondin Monetar Ndërkombëtar.

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë i bëri apel qeverisë aktuale dhe sidomos asaj që pritet të vijë në shtator, ta vendosë konsoldimin fiskal në krye të objektivave të saj. Guvernatori tha se projeksionet për rritjen ekonomike të Shqipërisë ngelen të përafërta me vlerat e vitit 2012, megjithë një rënie të lehtë të rreziqeve. “Banka e Shqipërisë vazhdon të përsërisë mbi nevojën e marrjes së masave fiskale që garantojnë qëndrueshmërinë e borxhit publik dhe të ulim koston afatgjatë të shërbimit të borxhit”, u shpreh ai.  Sipas Fullanit “ka rritje së deficitit të borxhit por  nuk bëhet fjalë për mungesë likuiditeti pasi likuiditeti ka qenë dhe është i mjaftueshëm në sektorin financiar të vendit që ka lejuar qeverinë që të marrë borxh në treg. Por e rëndësishme është ruatja e balancave fiskale”. “Kushtet monerate janë të përshtatshme dhe  këto kushte ofrojnë edhe stimulin e nevojshëm monetar për përmbushjen e kërkesës së brendshme” tha Fullani.

Gjithashtu Fullani  thekson se duhet të bëhet kujdes me borxhin publik duke vijuar me reformat të cilat do të bëjnë të mundur rritjen e qëndrueshme të ekonomisë. Sipas tij duhet të fillohet me reformat për të bërë të mundur qëndrueshmërinë ekonomike në vend.  “Ne jemi në një pikë ku duhet të startojmë me reformat por nuk bëhet fjalë për mungesë likuiditeti. Vazhdimi i reformave të qarta dhe competitive janë të nevojshme për të pasur një qëndrueshmëri të rritjes ekonomike në vend. Ekonomia ka potencialet për tu rritur dhe për tu zhvilluar” theksoi Fullani.

Sipas tij, përcaktuese në rritje do të jetë rimëkëmbja e kërkesës së brendshme. Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë mbajti të pandryshuar normën bazë të interesit në 3.75 për qind. Ecuria nën potenciale e ekonomisë pritet të prodhojë presione të dobëta inflacioniste edhe në të ardhmen e afërt, ndaj Zoti Fullani tha se politika monetare do të ruajë kursin lehtësues edhe në të ardhmen.

 

 

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *