Guvernatori: Ekonomi e dobët në tre muajt e parë

redaktor

Fshati që duket nuk do kallauz. Në të vërtetë dukshmëria e ecjes së dobët ekonomike nuk ka nevojë për statistika. Por kur ato konfirmohen dhe nga institucionet qëndrore, janë tregues i problemeve ekonomike që po kalon vendi ynë, duke thyer në këtë mënyrë cdo “gënjeshtër” qeveritare për vend të begatë ekonomik. “Ecuria e konsumit dhe investimeve private mbetet e dobët dhe e paqëndrueshme. Vazhdimësia e rritjes ekonomike nën potencial do të përcaktojë presione të ulëta inflacioniste edhe gjatë periudhës së ardhshme”. Ky është konfirmimi që ka ardhur dje nga guvernatori i Bankës Qëndrore, Ardian Fullani, duke paralajmëruar zymtësi ekonomike dhe për përiudhën ne vazhdim. “Me një probabilitet ndodhjeje 90 për qind  inflacioni vjetor pritet të luhatet në intervalin 0.6 për qind – 3.6 për qind, pas 4 tremujorëve. Nivelet e ulëta të inflacionit vjetor dhe parashikimi për vazhdimësi të tyre përgjatë horizontit kohor të veprimit të politikës monetare, kushtëzojnë ruajtjen e natyrës stimuluese të politikës monetare edhe gjatë tremujorëve të ardhshëm”, u cilësua dje nga Fullani pas mbledhjes së këshillit mbikqyrës.

Sipas raportit të bankës deficiti buxhetor u rrit me 41.5 për qind gjatë këtij tremujori, duke reflektuar rënien me 3.6 për qind të të ardhurave fiskale dhe rritjen me 1.4 për qind të shpenzimeve publike. Në këtë kontekst Banka e Shqipërisë tërheq edhe njëherë vëmendjen për rëndësinë e ruajtjes së ekuilibrave fiskalë dhe për kontrollin e deficitit buxhetor dhe të borxhit publik në nivele të përballueshme e të padëmshme për ekonominë shqiptare. Në afat të gjatë, borxhi publik shqiptar duhet të reduktohet dhe të ankorohet në një rregull fiskal të besueshëm, efektiv dhe transparent.

I vetmi tregues pozitiv mbeten eksportet neto në rritjen e kërkesës agregate. Të dhënat e tregtisë së jashtme për muajt janar dhe shkurt, tregojnë për ngushtimin vjetor me 27.1 për qind  të deficitit tregtar, duke reflektuar njëkohësisht rritjen e mëtejshme të eksporteve dhe ecurinë e dobët të importeve. Për këtë periudhë, importet janë tkurrur me 9.5 për qind  në terma vjetorë, ndërkohë që eksportet kanë ruajtur ritme të larta të rritjes vjetore, prej 18.6 për qind. Nga ana tjetër zhvillimet monetare kanë qenë në linjë me ecurinë e ekonomisë reale, gjatë tremujorit të parë. Në dy muajt e parë të vitit, kredia për ekonominë ka shfaqur një ecuri të dobët në të gjithë segmentet e saj, cilëson raporti. Në fund të muajit shkurt, portofoli i kredisë së sektorit bankar ishte vetëm 1.7 për qind më i lartë se një vit më parë. Problemi kryesor i kreditimit mbetet kërkesa e ulët për kredi nga biznesi dhe konsumatori shqiptar. Megjithatë, edhe politikat kredituese të bankave paraqiten më konservatore, çka reflektohet edhe në kushte relativisht të shtrënguara kreditimi. Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi gjithashtu të mbajë të pandryshuar normën bazë të interesit në minimumin historik prej 3.75 për qind.

Share This Article
3 Comments
  • Guvernatori eshte pesoni i fundit qe po na tregon ekonomine e dobet, mire e ka, por eshte 1,5 vjet prapa ne kohe. Deri sa mori mandatin e dyte, rrinte pas Saliut dhe i mbante iso (ne mandatin e pare i rrinte pas Nanos). Nuk ben dot asnje analize profesionale (medioker) me gjithe stafin e kualifikuar qe ka. Te kishte ndegjuar nje her te pakten, ish shefin e tij qe ne monizem, dhe ish Guvernatori i suksesshem z. Shkelqim Cani.

    • Vertet mendoni se edhe 1.5 vite me pare toc-fullani do te mund ta bente detyren e tij?????
      Mua me vjen ndot te degjoj e te lexoj turpet dhe krimet e toc-fullanit me “financat e shtetit” te brekedhjerit te historise.

  • You really make it seem so easy along with your presentation but I in finding
    this topic to be actually something which I feel I would
    by no means understand. It sort of feels too complicated and extremely vast
    for me. I am having a look forward to your next post, I’ll try to get the hang of it!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *