Vizita e fshehtë e “Guvernatorit të Epirit” në Shqipëri

Dita

Këto ditë po bën një vizitë në Shqipëri Guvernatori i Epirit, Aleksandros Kahrimanis i cili është vlleh grekfolës.

Kahrimanis njihet si antishqiptar i tërbuar i cili mbështet organizatat ekstremiste greke SFEVA dhe PASIVA të cilat promovojnë aneksimin e jugut të Shqipërisë. Aleksandër Kahrimanis i përket lobit vlleh grekfolës të cilët kanë pushtuar pronat e shqiptarëve të Çamërisë.

Viteve të fundit Kahrimanis ka tjetërsuar pronat e çamëve duke ua dhënë ardhacakëve nga Azia e Vogël dhe vllehëve të Pindit.

Në Nëntor 2014 Kahrimanis mori pjesë në aktivitetin e organizuar nga SFEVA dhe PASIVA në Selanik me temë ‘Të Ruajmë Greqizimin e jugut të Shqipërisë dhe në veçanti në Korçë’.

Ndër të tjerash Aleksandër Kahrimani në kumtesën e tij tha: “Ju nuk do të dëgjoni nga unë të shkojmë të marrim Korçën, por duhet të mbrojmë atje helenizmin për të përballuar presionet e ushtruara mbi ta!

Fjalimi i mbajtur nga Guvernatori Kahrimanis la përshtypje të mëdha tek drejtuesit e organizatave antishqiptare të cilat e ftuan që në të ardhmen të mbajë të tilla fjalime.

Share This Article
13 Comments
    • Ky i shkreti vjen per ndonje suxhuk Shqiptari.
      Per kete dallohen Greket, se atje nuk gjejne me , jane kthyer te gjithe Greket kerkojne suxhuk.

    • Greket te pabese, thone se duan korcen po kur vjen puna duan te marin efhe elbasanin.

      Po mire ua bejne politikanet tane qe u thone se vendin e kini ne gjirokaster e ne vlore dhe nga elbasani e larte nuk keni pune.

  • GARY KOKALARI VS DONALD UISNERLU

    Ambasador Lu: Së pari, unë do të doja t’ju përgëzoj që më në fund morët postin e ambasadorit të SHBA në Shqipëri.
    Stafi i Ambasadës mund t’ju japë më shumë informacion për biografinë time, por përmbledhtas mund t’ju them se, që nga rënia e komunizmit, unë kam qenë i përfshirë në aspekte të ndryshme të çështjeve shqiptare, duke përfshirë edhe mbledhjen e ndihmave humanitare në Shqipëri dhe Kosovë, lobimin për ndërhyrjen amerikane në konfliktin e Kosovës, përkrahjen për ndryshime në institucionet demokratike të Shqipërisë dhe ekspozimin e praktikave korruptive në Shqipëri. Këtu përfshihet dhe paraqitja që i kam bërë skandalit AEY në faqen e parë të Nju Jork Tajms, e cila rezultoi me dënimin e katër amerikanëve nga ana e Departamentit të Drejtësisë me akuzat për mashtrim të Departamentit të Mbrojtjes.
    Familja ime ka qenë e përfshirë ngushtë në çështjet e komunitetit shqiptaro-amerikan për më shumë se një shekull. Herë pas here unë kam punuar në bashkëpunim me Ambasadën dhe herë-herë jo. Unë jam i vetëdijshëm se në të kaluarën, disa anëtarë të stafit të Ambasadës kanë qenë kritikë ndaj disa përpjekjeve të mia, por unë jam gjithashtu krenar t’ju bëj të ditur se kam gjetur mbështetje të fortë për veprimet e mia midis shqiptarëve në Shqipëri dhe në diasporë…”
    Aktivisti i njohur që kohët e fundit drejton edhe një organizatë me fokus Shqipërinë, zbulon më pas arsyet e letrës dërguar Ambasadorit. Ai shpreh fillimisht shqetësim për lidhjet e z.Lu me Frank Uisner që ka përfaqësuar Grupin Podesta dhe Patton Boggs të njohura si kliente të mëparshme lobingu të Berishës. Shkruan Kokalari:

    “…Pas fillimit të detyrës suaj si Ambasadori ynë, janë disa çështje që unë do të doja të sjell në vëmendjen tuaj në këtë letër të hapur. Sikurse ju tani jeni në dijeni, kur u njoftua së pari nominimi juaj, qarkulluan historira në mediat shqiptare që pretendonin se ju jeni emëruar si rezultat i ndërhyrjes së grupeve lobiste që punojnë për Sali Berishën, përfshirë Grupin Podesta dhe Patton Boggs, një firmë që përfaqësohej nga Frank Uisner. Kjo nuk ka nevojë për shumë imagjinatë, për faktin se ju keni shërbyer nën drejtimin e Uisnerit, kur ai ishte ambasadori amerikan në Indi, dhe të dy keni qenë studentë në Princeton. Sinqerisht, unë kam pak konsideratë për Uisnerin, pasi besoj se ai ishte në përgjithësi një faktor keqdashës në Shqipëri. Sipas mendimit tim, ai ndihmoi Berishën në mbajtjen e një regjimi shumë të korruptuar që rrënoi shtyllat e demokracisë…”
    Në letrën e tij që ndodhet tashmë në duart e ambasadorit të ri, Kokalari shton dozën e dyshimeve për z.Uisner duke e lidhur edhe me faktin që sipas tij, Patton Boggs dhe Uisner luajtën një rol kyç në dhënien e tenderëve të ARMO-s dhe Albpetrol-it.
    “Të dy këto transaksione doli të ishin shumë të dëmshme për Shqipërinë, pavarësisht nga fakti që unë i kisha dhënë paralajmërime të mjaftueshme për to Ambasadës, se këto marrëveshje ishin të dënueshme që në fillim, siç kam bërë në rastin e fiaskos së New World Telecom. Për fat të keq, në përgjithësi, Ambasada ka dështuar të veprojë sipas paralajmërimeve të mia…” – shkruan ai.
    Kokalari shton më tej se edhe Uisner edhe ambasadori i mëparshëm i SHBA në Tiranë kanë marrë prej tij emaile mbi këtë çështje. Ai pranon se ka kontaktuar disa herë Komitetin për Marrëdhënie me Jashtë të Senatit i shqetësuar nëse Uisner ka ndikuar për kandidaturën e z.Lu në Tiranë duke patur parasysh lidhjet e tyre të mëparshme.
    Kokalari shkruan:
    “…Për shkak të shqetësimit tim rreth aludimeve që palët me konflikte të rënda interesi, si Uisner, mund të kenë ndikuar në mënyrë të papërshtatshme pro nominimit tuaj, unë kontaktova disa herë Komitetin për Marrëdhënie me Jashtë të Senatit në periudhën qershor- shtator 2013 për ta shprehur këtë shqetësim. Unë gjithashtu kërkova që anëtarët e Shqiptarëve për një Shqipëri Demokratike të komunikojnë me anëtarët e Kongresit për të regjistruar shqetësimet e tyre. Si rezultat i komunikimit tim kompjuterik me Komitetin për Marrëdhënie me Jashtë të Senatit, u informova nga një anëtar i stafit të Komitetit që ju ishit pyetur në lidhje me këtë çështje gjatë seancës dëgjimore për emërimin në shtator 2013. M’u tha gjithashtu se ju ishit i tronditur disi nga kjo linjë e marrjes në pyetje, por ju mohuat se kishit dijeni që lobistë të qeverisë së Berishës të kishin ndikuar në emërimin tuaj…
    Po e marr për të mirëqenë këtë që keni thënë ju. Kjo do të thotë se, tani që ju jeni ambasadori ynë në Shqipëri, unë duhet t’ju them se besoj që do të ishte shumë e papërshtatshme për ju që të bashkëpunoni me Uisnerin në çfarëdo niveli sa i përket çështjeve që shqiptarët janë të interesuar. Sipas mendimit tim, Uisner nuk është veçse një trafikues influencash, dhe nuk do të çudisë kërrkënd nëse Berisha përpiqet të përdorë marrëdhëniet e tij me Uisnerin për të ndikuar tek ju me qëllim që të ripozicionojë veten e tij për të rimarrë pushtetin në Shqipëri…”

    Ambasadori Donald Lu me përfaqësuesit e shoqatës së himariotëve të Amerikës më 2 dhjetor 2014
    Kokalari shton më poshtë në letër se do kontaktojë Uashingtonin nëse do të merret vesh se Uisner me ndonjë mënyrë tenton të përzihet në punët e Shqipërisë duke përfituar nga marrëdhëniet e tij me ambasadorin:
    “Natyrisht, ju keni të drejtë për të mbajtur një marrëdhënie personale me Uisnerin, dhe ka të ngjarë që gjatë disa viteve të ardhshme ju do të keni përvoja të pakëndshme në lidhje me Berishën, një të urryer, të korruptuar, bandit mendërisht të paqëndrueshëm. Megjithatë, unë dua të deklaroj prerazi se në qoftë se do të merret vesh se Uisner me ndonjë mënyrë tenton të përzihet në punët e Shqipërisë duke përfituar nga marrëdhëniet e tij me ju, unë nuk do të hezitoj për ta adresuar një aktivitet të tillë me zyrtarët e duhur qeveritarë në Uashington, dhe do të inkurajoj shqiptaro-amerikanët që të bëjnë të njëjtën gjë. Sepse unë besoj se çdo veprim i tillë nga ana e juaj, do t’i vërë në dyshim rrethanat në të cilat ju jeni emëruar dhe do të ishte e dëmshme për interesat shqiptare dhe amerikane – shkruan ndër të tjera ai në letrën dërguar Ambasadorit.
    Ai shpreh gjithashtu shqetësim për një takim, të z.Lu, të cilin e ka përmendur edhe më parë në dhjetorin e vitit te kaluar. Shkruan Kokalari:
    “…Në lidhje me një tjetër çështje, unë kam qenë shumë i shqetësuar kur mësova se në 2 Dhjetor 2014, si një prej veprave të tua të para, pasi u konfirmuat si Ambasador, jeni takuar në Uashington me përfaqësues të Shoqatës së Himariotëve të Amerikës (HSA), një grup i vogël ngatërrestar grek (http://himarriotonsociety.org/content/news/hsa-meets-new-us-ambassador-albania-donald-lu). Misionet më të fundit të HSA dhe palëve të tjera trazovaçe greke janë identike: aneksimi nga Greqia e asaj që ata mendojnë të jetë territor grek në jug të Shqipërisë. Misioni i tyre mbështetet mbi pasaktësi historike të shkuara dhe të sotme. Me fjalë të tjera, themeli i besimeve të tyre është e ndërtuar mbi mite greke.

    pse thoni e fshehte..kur Donald Luli e ka bere hapur fare…

  • Ardhja ketu dhe shkelja e kufirit tone nje person i tille per mendimin tim ketu duhet qe te na jape shpjegim qeverija ne radhe te pare dhe pastaj te tjeret me radhe.Ne nuk kemi asnje gje te qarte drei tani,vetem muarrem veshe se paska edhe guvernator Epiri kjo po na habit dhe bejme pyetjen kujt i sherben kjo vizite e fshehte?

  • Me gjithe respektin qe kam per gazeten tuaj,nuk mund te mos qortoj analfabetizmin drejtshkrimor qe shohim ne shume shkrime.Ne rastin konkret dua t’i them autorit te shkriimit se njerezit e etnise vllahe quhen vllehe ndersa nje person quhet vllah.
    Me perjashtim te fjalive pyetese,ne gjuhen shqipe nuk mund te kete tjeter fjali qe te filloje me ndajfoljen e vendit “ku” .
    Gazetaria,veç te tjerave,eshte nje tribune shume e rendesishme per mesimin e rregullave te drejteshkrimit te shqipes per te gjithe lexuesit.Ky eshte nje mision teper i rendesishem patriotik,,do te thosha dhe jo didaktik.Dot’u lutesha me perunjesi botuesve te gazetes qe te marrin masa per te mos lejuar masakrimin e gjuhes sone te bukur nga gati analfabete gazetare.Caktoni nje korrektor te pergjegjeshem e profesionoist sidhe organizoni kurse te drejteshkrimit per gazetaret qe shkruajne ne gazeten tuaj.
    Do t’ju lutem ta merrni verejtjen time ne menyren me miqesore.

  • “Qeni leh e ujku pjerdh”! Kjo është një shprehje e lashtë popullore që na thotë shumë. “Politikanët tanë”, por që s`janë më tanët, kuptohet jo të gjithë, por pikërisht, ata që e kanë braktisur përfundimisht shqiptarizmin, vetëm për kolltuqe, pasuri e lavdi, plotë babëzi, heshtin para fakteve të tilla ogurzeza dhe dalldisen me patetizma e sofizma 24 në 24 orë! Turp e faqen e zezë…!

  • Turp per qeverine e Edi Rames qe lejon hyrjen ne Shqiperi te antishqiptareve qe duhej te ishin shpallur persona non grata nga Ministrtia e Jashtme dhe tu ndalohej hyrja ne Atdheun tone.
    Mos duhet ngritur prape Enveri qe tu veje kufirin te thana Kahrimanisit, Janullatosit etj.?
    C’na gjeti!!!

  • Pa e lexuar fare artikullin, por dhe i sigurt se c’far do te thote.. Kam pershtypjen se ben llalla, sikurse ka filluar qe 20 vjetesh te bej atdhetarin e shquar, i sigurt se ja fut pordhes.
    NUK KA VLLAH QE TE JETE ANTISHQIPTAR !!!

  • Populizem. ne shkallen siperore. Asnje informacion e fakt, vetem sllogane, tymnaje, te themi ate qe kerkon te degjoje populli, dhmth kompote te supozuara, vizita te fshehta…Te pakten viziten cilesojeni, misterioze se e fshehte nuk mund te jete, ndryshe do shisnit mend, per zbulimin qe bete…
    Ne thonjeza, mos vini Guvernatori i Epirit, por “vizite e fshehte”, se doni nuk doni ju, guvernator i Epirit, eshte. Nese doni, te mos quhet Epir nje krahine e madhe e Greqise dhe keni pretendime, qe ky emer ne vetvete, nenkupton, pretendime teritoriale ndaj Shqiperise, beni veprimet e duhura ne instancat e duhura.

  • Integrimi i shqiptarëve emigrantë në vendbanimet arvanite ka ecur shumë më shpejtë dhe më me intensitet sesa manovrat e këtyre pseudo nacionalistëve për të futur destabilitet nacionalist në Shqipëri. Prandaj, mos e rruani hiç se këto antishqiptarizmat e këtyre s’janë veçse shprehje e frikës ndaj kolonizimit të ri shqiptar.

  • Arben Dhalles, jo Llales, ne kete rast – e meriton. Sepse vllehet jane shqiptare. Po, shqiptare qe flasin nje latinishte te ballkanizuar, per shkak te lidhjeve martesore te shumta qe nje pjese e popullsise Ilire, Arberore, Shqiptare pati ndershekuj me ushtaret, zyrtaret, administratoret – dhe me shume me kolonet nga Roma, qe u vendosen si kolonizatore ne provincen e Ilirikiumit, apo qe kaluan ne trojet, te cilat, ne periudha te ndryshme te historise te Shqiperise ishin te gjera, dhe jo te rrudhura sic jane sot. Kaq per te mos u zgjatur.
    Me thuaj Z. Llalla, cila eshte origjina tende ne shekuj? Nuk e di. Sepse origjinen e tyre te sakte nga Iliria e deri me sot, ne Shqiperi, e dine vetem ata shtetas shqiptare qe i perkasin komunitetit puro shqiptar VLLEH, komunitet, te ardhur, Egjiptian, komunitetit te ardhur dhe vendosur turk, iranian, pakistan…, tek-tuk, ne Shqiperi, dhe ne Kosove e Diber kryesisht. Tung, pa qejfmbetje.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *