Guvernatori i ri do të dekretohet pas festave të Nëntorit.
Kjo është bërë e ditur nga presidenti Bujar Nishani gjatë intervistës së tij për emisionin “Tonight”.
Për momentin Nishani nuk ka arritur një marrëveshje për emrin e guvernatorit të ri të BSH-së, me mazhorancën.
Për këtë arsye, pritet që të ketë të tjera negociata mes tij dhe kryeministrit Edi Rama.
Ndërkohë, në lidhje me bojkotin e opozitës, Nishani ka thënë se vendi i saj është në Kuvend.
