Regjistrohet viktima e parë nga gripi i derrit në Shqipëri. Ai është Arben Sula nga qyteti i Elbasanit. 48-vjeçari ishte shtruar në Sanatorium prej ditës së mërkurë të kësaj jave, bashkë me dy persona të tjerë, ndërsa mëngjesin e sotëm raportohet se ka ndërruar jetë.
Të prekurit nga virusi AH1NI, janë mbajtur në karantinë dhe nën kujdesin intensiv të mjekëve, por Sula nuk ka arritur që t’i mbijetojë virusit. Ai mësohet se kishte edhe komplikacione të tjera shëndetësore.
Ndërkohë që Drejtoria e Shëndetit Publik në Elbasan ka bërë një mbledhje urgjente pas rasteve që janë paraqitur duke kërkuar angazhim maksimal për të parandaluar raste të tjera të epidemisë së rëndë.
Simptomat e gripit të derrit
Gripi karakterizohet nga këto simptoma:
temperaturë
ethe
dhimbje muskujsh
dhimbje kockash
anoreksi
kollë
lodhje
djersë

Ishalla bie në parlament dhe ke gjiri i lalzit të pasrojë ca hale
Jepeni edhe gripin e derrit me PPP.
Nuk pushon dizinformimi i publikut.
Po te lezojme te njetin lajm te gazeta te tjera
Thuhet qe pati polmonit bilateral dhe kjo i shkaktoi vdekjen. Virusi H1N1 eshte vetem 1 spekullim sepse nuk e kane vertetuar me analiza te sakte. Nga ana tjeter ka shume viruse te tjera si parainfluencial, adenovirus etj qe shkaktojne simptoma te ngjashme me ato me siper.
Pra pacienti vdiq nga polmoniti bilateral ( trajtimi terapeutik nuk ishte ne kohen e duar ose sa duhet) dhe jo nga Gripi H1N1.
Edhe sikur te ishte H1N1 prape ai vdiq nga polmoniti edhe sikur te kishte filluar si grip.
Konsultohuni me mjeket specialist para se te shperndani lajme jo te sakta dhe dizinformuese.
Sistemi shëndetsor duhet të furnizohet me Tamiflu , është bari mjekësor më efikas i këtij lloji gripi.
Gripi H1N1 është një grip i zakonshëm për hemisferën jugore të planetit, por shumë i rrezikshëm për hemisferën veriore të planetit për arsyen e vetme se hemisfera jugore ka imunitet nga ky virus , ndërsa hemisfera veriore nuk ka zhvilluar imunitet .
Nga gripi vdesin dhjetra mijera njerez neper bote cdo vit. Kjo ka ndodhur per mijera vjet ne historine e shkruar te njerezimit. Nuk eshte ndonje gje e jashtezakoneshme te vdes dikush nga virusi i gripit neqoftese ka edhe probleme te tjera shendetesore, qofte ai i derrit, i pules apo i dinosaurit. C’fare me shqeteson mua, eshte fakti se frika nga vdekja me grip, po keqeperdoret nga mediat, per te detyruar njerezit te vaksinohen cdo vit nga frika e perhapur dhe dezinformimi, me vaksina te panevojshme, per te mbushur xhepat e kompanive farmaceutike.
E bete lecke te ndotur kete gazete. Ketu thoni viktima e pare nga gripi i derrit, duket i verifikuar nga gazeteret idiote me “kompetence medikale”. ne faqen tjeter shefja e reanimacionit e mohon profesionalisht .