“Habilajt e nisën trafikun e drogës me Italinë, kur Basha ishte ministër”

DITA Online

 

Pas daljes së përgjimeve të Habilajve, është rikthyer në skenë, ish-shefi i antidrogës në Policinë e Vlorës, Dritan Zagani.

Në një lidhje me Skype, për “Opinion” ai ka treguar se Habilajt e nisën trafikun e drogës që herët dhe jetonin në luks.

Sipas tij, në 2010-ën, ata kanë nisur trafikun e drogës me Italinë, duke hapur një biznes me Italinë.

“E kanë nisur që nga viti 1998. Janë marrë me trafik droge që në fillim. Këta kanë qenë goxha aktivë. Vonë shumë kanë hapur një biznes legal në Vlorë. Në 2010-ën kishin hapur një biznes për transport fruta-perimesh me Italinë dhe kishin vetëm një kamion. E mbaj mend kamionin e tyre. E shihja që shihnin se si jetonin në luks këta persona”, deklaroi ditën e djeshme Zagani.

Në këtë kohë ka qenë ministër i Brendshëm, Lulzim Basha dhe nuk ka marrë asnjë masë ndaj Habilajve.

Ndërkohë që edhe procedimi ndaj Artan Habilajt u la në mes, pasi ky i fundit u kap në Portin e Durrësit me 86 mijë euro, prejardhja e të cilave nuk u shpjegua kurrë.

Share This Article
3 Comments
  • Kta qenkan kushurinjt qe i bejne pale te dy kahet politike.
    Kushuri Sajen, Kushuri Lulin, noshta kane nje krijues te perbashket Shen. Saliun.

  • Normal,keta vetem vazhdojne zanatin e vjeter qe Partia va ka mesuar dikur edhe lidhjet e njeta me cosa nostran. Jane bijte e atyre si lulin si saimiri…si iliri.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *