Manjani “me këmbë në tokë”: Procesi ndaj Tahirit po fshin të vërtetën

Bora Basholli

Ish-ministri i LSI-së Ylli Manjani në një reagim në rrjetin social shprehet se procesi gjyqësor ndaj Sajmir Tahirit po fshin të vërtetën dhe është i montuar. Manjani thekson se mbi shpatullat e Tahirit u vunë përgjegjësi që në fakt nuk janë të tij.

Ky proces dëmton më së pari Sajmirin, linçimi i të cilit i shërben mbajtjes në këmbë të grupit që qeveris. Në shpatullat e tij u vu padrejtësisht edhe përgjegjësi që nuk janë të tij…

Kështu ndodh kur funksionon Drejtësia Popullore… Por çfarë është më e rënda ku proces dëmton publikun, interesi i të cilit është të dijë të vërtetën e kanabizimit të vendit (projekti i dytë pas piramidave i kriminalizimit të shoqërisë”

Sipas juristit të njohur nga ky këndvështrim, procesi ndaj Sajmirit është pa dyshim dështim!

Të kuptohemi, unë jam nga ata që kritikova sjelljen e ministrit Tahiri, sepse kanabizimi ndodhi përgjatë kohës së tij.

Por procesi penal ndaj tij pa sqaruar më parë mekanizmin e kanabizimit është i papranueshëm, jo profesional dhe i dëmshëm për standartet e shoqërisë demokratike.”, shprehet Manjani.

Një ditë më parë Gjykata e Krimeve të Rënda vendosi gjykim e dosjes së përgatitur nga Prokuroria për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahirin. Pas këtij vendimi Tahiri tha  se drejtësia nuk e bën gjithmonë punën e saj por megjithatë ai nuk do ta pranonte kurrë që të ishte kurban i saj.

Postimi i plotë

Vijoj të kem bindjen se procesi i montuar ndaj Sajmir Tahirit është i gabuar.

Ky proces dëmton më së pari Sajmirin, linçimi i të cilit i shërben mbajtjes në këmbë të grupit që qeverisë. Në shpatullat e Tij u vu padrejtësisht edhe përgjegjësi që s’janë të tij… Kështu ndodh kur funksionon Drejtësia Popullore…

Por ç’është më e rënda ku proces dëmton publikun, interesi i të cilit është të dijë të vërtetën e kanabizimit të vendit (projekti i dytë pas piramidave i kriminalizimit të shoqërisë).

Interesi i publikut kërkon gjithashtu të ketë një shërbim hetimor dhe gjyqësor jo politik që të zbulojë të vërtetën dhe jo të linçojë njerëz për qejfe apo inate politike.

Nga ky këndvështrim, procesi ndaj Sajmirit është pa dyshim dështim!

Të kuptohemi, unë jam nga ata që kritikova sjelljen e ministrit Tahiri, sepse kanabizimi ndodhi përgjatë kohës së tij. Por procesi penal ndaj tij pa sqaruar më parë mekanizmin e kanabizimit është i PAPRANUESHËM, jo PROFESIONAL dhe I DEMSHËM për standartet e shoqërisë demokratike.

Më konkretisht, prokuroria e Republikës i kishte borxh publikut të sqaronte: 
1. Si ndodhi që u kanabizuar vendi masivisht? 
2. A kishte një projekt, platformë apo program? 
3. Kush e drejtoi këtë proces? 
4. Kush ishin kultivuesit? 
5. Kush punoi në plantacionet e hashashit? 
6. Kush e mblidhte Produktin? 
7. Kush dhe si e trafikonte jashtë? 
8. Ç’rol luajti Policia, SHISH etj? 
9. Cila ishte veprimtaria urdhërdhënëse e titullarëve politikë dhe administrativë?

Vetëm pasi të kishte përgjigjet e këtyre pyetjeve mund të ndërtonte një proçes të vërtetë penal ndaj personave përgjegjës.

Një hetim i tillë do huhet të kishte një grup të madh personash në akuzë jo një njeri të vetëm!

Se nuk ka mundësi që Sajmiri ti ketë bërë të gjitha! Një individ nuk është grup kriminal!!!

Kërcet shumë logjika.

Nuk kam asnjë dyshim që akuza ndaj tij është e pa provueshme dhe pafajësia është gjëja e duhur në këtë kontekst.

Por pyetjes që ngre publiku si e kush e kanabizoi vendin duke kriminalizua shoqërinë Prokuroria e Republikës ka dështuar ti përgjigjet!

Duke sulmuar Sajmirin u harrua e vërteta. Ajo që në thelb kriminalizoi vendin dhe e njollosi keqas në perëndim.

Kjo është e pa pranueshme! 
E poshtër madje!

Publikut, më shumë se koka e Sajmirit, i duhet fenomeni që të mos përsëritet….

 

b.b/dita

 

 

 

 

Share This Article
9 Comments
  • Hajde e gjeje te verteten, njeri gozhdes tjetri patkoit, kush eshte djalli e kush engjelli????????????????

  • Pytjet e Manjanit ma poshte duhet t’ia bante qeverise Berisha per Lazaratin:

    Më konkretisht, prokuroria e Republikës i kishte borxh publikut të sqaronte:
    1. Si ndodhi që u kanabizuar vendi masivisht?
    2. A kishte një projekt, platformë apo program?
    3. Kush e drejtoi këtë proces?
    4. Kush ishin kultivuesit?
    5. Kush punoi në plantacionet e hashashit?
    6. Kush e mblidhte Produktin?
    7. Kush dhe si e trafikonte jashtë?
    8. Ç’rol luajti Policia, SHISH etj?
    9. Cila ishte veprimtaria urdhërdhënëse e titullarëve politikë dhe administrativë?

    Ku ishe qe nuk i bere.Te kish humbur dituria!

  • Ajo dihet qè Saimir Tahiri èshtè i Pafajshèm . Por ti MANJAN ke Hallin tènd , që gjoja mbron SAIMIRIN !!!! SAIMIR TAHIRI Nuk ka nevojë ta mbrojnê HALE Njerëz si puna jote , që VJEDHIN , ZHVASIN dhe RRJEPIN , SHQIPTARËT sapo Fitojnë PUSHTETIN dhe pastaj Nuk lënë gjë pa VJEDHUR dhe GRABITUR !!!!!!!!! SAIMIR TAHIRIT juve LEHAQËNÈT e LSI GRABITJES dhe PD KRRIMIT , ja RRUANI Topet Lart e Poshtë me GILLETTE treshe , sepse SAIMIRI Nuk ju ka futur duart në XHEP , SHQIPTARÈVE të VARFËR !!!! SAIMIRI ështè Faqe Bardhë me SHQIPTARÈT , sepse KURRÈ NUK i ka VJEDHUR ata !!!!!! KURSE LSI BABËZIA dhe PD KRRIMI , i kanè bèrè Zyrat e SHTETIT “ÇAFTERRA” dhe Copa-Copa , sa herë kanë qenë në PUSHTET !!!!!! NEVERI dhe URREJTJE për LSI PLAÇKITJEN dhe PD KRIMIN dhe GRABITJEN !!!!!!!!!! RESPEKTE pafund për SAIMIR TAHIRIN e NDERUAR .

  • Por cfare eshte me e renda, (ketu vihet presja) ky proces demton publikun, interesi i te cilit..etj
    Kjo ishte pjesa e Manjanit.
    Ndersa Dita e ka bere gabimine saj ne kete shprehje:
    “Sipas juristit te njohur nga ky kendveshtrim, etj.”
    Dmth, ky kendveshtrim e paska bere te njohur juristin..
    E sakta do ishte: “Sipas juristit te njohur, nga ky kendveshtrim. .etj..”
    Sa per deklaraten ne fjale, mendoj qe ka te drejte.
    Tahiri po behet kurban per Ramutin, nuk ka ndonje mister ne kete pike.

  • Kur u “KANABIZUA” Shqiperia ku ishte ky i famshmi jurist?Pse nuk foli atehere?Keta njerez jane aq te djallezuar e genjeshtare sa nuk te tregojne as banjen kur ke nevoje.Turp per te tilla mostra.

  • Pallavra. Tahiri te hape gojen dhe ta coje procesin ne rruge zgjidhjeje. Ne te kundert, si ne rastet kur krimineli nuk tregon bashkepunetoret, i merr mbi shpine gjithe denimet. Mbase ia shperblejne pas burgut.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *