Kandidatja për deputete e PS-së, Mimoza Hafizi, shprehet se kryeministri Berisha ka rrënuar arsimin, duke i përdorur mësuesit dhe nxënësit pa dallim për fushatë elektorale.
“Berisha rrënoi e dëmtoi arsimimin, dështoi me infrastrukturë, cilësinë e edukimit, i shfrytëzoi për propagandë politike premtimet e mashtrimet e radhës, për të shpalosur pa etikë gjuhën e shëmtuar të urrejtjes ndaj opozitës. Duke sajuar ndonjë inaugurim shkon e dhunon institucionin e shenjtë jo politik të edukimit, mësues e pedagogë, nxënës e studentë shkulen nga bankat që të përdoren për fushatë elektoral, në shi të ftohtë apo edhe diell. E kjo në mënyrë të përsëritur”, tha Hafizi në një konferencë për mediat.
Hafizi u shpreh se pas 23 qershorit, PS do t’i kthejë shkollës dhe arsimit në tërësi dinjitetin e merituar.