Dy deputetët e Partisë Socialiste, Mimoza Hafizi dhe Blen Blushi kanë shpallur sot nismën e tyre për disa ndryshime kushtetuese. Sipas kësaj nisme ata synojnë që Presidenti të zgjidhet nga populli, gjë të cilën deputeti Blushi e paralajmëroi javën e kaluar në Parlament. Nisma përfshin edhe opcionin që popullit ti jepet mundësia e ndryshimit të Kushtetutës së vendit.
Ja letra e plotë
Kam kënaqësinë që në emrin e një grupi deputetësh, të shpall nismën për dy ndryshime të rëndësishme në Kushtetutën e vendit, përmes projektligjit bashkëlidhur. Me amendamentin e parë kushtetues, ne kërkojmë që Presidentin e Republikës t’ia japim popullit.
Ka të paktën dhjetë vjet diskutimesh, idesh dhe përpjekjesh në politikën shqiptare dhe në opinionin publik për zgjedhjen e Presidentit të Republikës nga populli. Një President i zgjedhur nga populli, dhe jo nga Kuvendi, do të jetë figurë e pavarur nga politika e ditës dhe përfaqësues i unitetit të popullit në ushtrimin e detyrave të tij të rëndësishme kushtetuese.
Ne nuk kërkojmë ndryshimin e kompetencave të Presidentit, kërkojmë vetëm ndryshimin e mënyrës së zgjedhjes së tj. Në shumë vende të botës, që nga SHBA e Franca, por edhe Mali i Zi, Turqia, Sllovenia, Serbia, Rumania, Kroacia, Bullgaria, Polonia, Moldavia, Maqedonia, etj., Presidenti i Republikës zgjidhet nga populli.
Me amendamentin e dytë kushtetues, ne kërkojmë që popullit t’i bëhet e mundur të ndryshojë Kushtetutën e vendit. Me Kushtetutën aktuale, këtë të drejtë populli e merr vetëm nëse bëhen bashkë 94 deputetë, ose 2/3 e parlamentit.
Por 94 deputetë është e vështirë të bien dakord. Edhe kur bien dakord, preferojnë ta ndryshojnë kushtetutën vetë, pa pyetur popullin, siç ka ndodhur në vitin 2008. Ne kërkojmë që ky numër të ulet në 2/5, pra në 56 deputetë.
Sot diskutohet fort për reformën në drejtësi, por populli shiptar e ka të pamundur të marrë pjesë në këtë proces. Me ndryshimin që ne propozojmë, popullit shqiptar i lind e drejta që të vendosë vetë për reformën në drejtësi dhe për reforma të tjera të rëndësishme.
Amendamentet i përgatitëm me Arta Daden dhe Ben Blushin, në diskutim me një grup deputetësh të spektrit të gjerë të parlamentit, të cilët po i rendis në vijim. Vazhdojmë kontaktet me shumë deputetë të tjerë dhe me grupet parlamentare, për të siguruar mbështetjen e nevojshme që këto ndryshime në Kushtetutë të miratohen.
Besojmë se këto ndryshime kushtetuese janë të domosdoshme për jetën demokratike të vendit. Prandaj do i kërkojmë opinionit publik dhe të gjithë qytetarëve të ushtrojnë presion mbi deputetët e tyre për ta mbështetur këtë nismë.
Bërthama e parë e deputetëve propozues (sipas rendit alfabetik)
Agron Duka
Arta Dade
Ben Blushi
Dashamir Shehi
Eduard Selami
Luljeta Arapi
Mimoza Hafizi
Nard Ndoka
Tahir Muhedini
Vangjel Dule







Te gjithe propozuesit jane deputete ” pa parti ” , krejt pa peshe ,qe nuk i pyet njeri …prandaj duan te bejne protagonistin ne fund te mandatit …Nga ana tjeter, ne se kjo eshte vertete letra e plote, hartuesja , prof. M. Hafizi , nuk merr as dysh ne te Drejten Kushtetuese … Por edhe qorrat e tjere qe e kane firmosur , duhet t’u vije turp per aspektin juridik formal te leter-propozimit…!
Bravo, personalisht e vleresoj si nje hap pozitiv ne permiresimin e shtetit.
Qe te behet e plote reforma duhet te ulet numeri i deputeteve ,nga 140 ne 70.
Kaq shume depudhjere kemi sa parlamenti nuk eshte nje vend pune por nje vend i lik
Nisma e zgjedhjes jo vetem te Presidentit te Republikes, por e te gjithe administrates shteterore eshte atribut i popullit ne nje sistem demokratik. Kjo ehste praktike e popullit amerikan, 240 vjecar ne sistemin demokratik.
Zgjedhja e deputeteve me listat e kryetareve; kryetare partish 25 vjecare, zgjedhjet e tuitullareve te larte te shtetit me gjysmat e votave te deputeteve + nje renegat etj. jane synime diktatoriale orientale te sunduesve te sotem te Shqiperise. .
PAS 25 VJETESH ‘PROSTITUTAT POLITIKE’ BEJNE LEKSIONE PER ‘VIRGJERINE’!
Blushat,Berishat,Dadet Berishat,Dodat,Berishat,Hafizete,BERISHAT——NE GJYQIN E HAGES SI ANTIKUSHTETUES 25 VJET QE PERDHUNUAN NJE POPULL TE TERE DHE E KTHYEN ISH SHQIPERINE—‘Shprehje gjeografike’ e tani me nje populizem alabakesh kerkojne te bejne fushate elektorale per te perdhunuar femijet e pa ngrene edhe 25 vjet te tjera!