Hague: Evropa të vendos sanksione të reja ndaj Rusisë

anazapta

Evropa duhet të vazhdojë t’i kundërpërgjigjen ndaj Rusisë për tensionet që po shkakton në Ukrainë, tha Sekretari i Jashtëm britanik William Hague. Sipas tij, prania e trupave ruse në kufirin me Ukrainën ka ngjallur shqetësime për një pushtim të mundshëm rus.

Hague tha se ka pasur vetëm një tërheqje simbolike të trupave ruse të grumbulluara pranë kufirit me Ukrainën.

“Situata mbetet shumë e rrezikshme, shumë e tensionuar. Në kufirin lindor të Ukrainës ka një numër shumë të madh forcash ruse, çdo tërheqje e këtyre forcave ka qenë vetëm simbolike deri tani. Për këtë arsye Evropa nuk duhet të heqë dorë nga përgatitja e një raundi të tretë sanksionesh,” –tha Hague.

Shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Catherine Ashton tha se zërat se trupat ruse po tërhiqen nuk janë verifikuar nga NATO-ja.

Vendet perëndimore kanë miratuar tashmë sanksione ndaj Rusisë për shkak të aneksimit prej saj të gadishullit të Krimesë, një hap ky që është kundërshtuar nga SHBA dhe aleatët e tyre.

Rusia i futi trupat në gadishull muajin e kaluar pas largimit të presidentit të Ukrainës Viktor Janukoviç, i cili mbështetej nga Moska. Largimi i tij erdhi pas shumë javë protestash të opozitës.

Udheheqesit e rinj ukrainas, miqësorë ndaj Perëndimit, fajësuan agjentët rusë dhe zotin Janukoviç për gjakderdhjen dyditëshe gjatë protestave, ku u vranë më shumë se 100 njerëz.

Misteri i vdekjes së protestuesve në Kiev në muajin shkurt ka ushqyer mjaft teori komplotesh. Presidenti rus Vladimir Putin ka lënë të kuptohet se vetë demonstruesit ishin të armatosur dhe vepruan për të diskredituar qeverinë e presidentit të atëhershëm Janukoviç.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *