Hahn fton qytetarët maqedonas të votojnë në referendum

Leda Hysa

Komisioneri për zgjerim dhe fqinjësi të mirë, Johannes Hahn ka përshëndetur vendimin e Kuvendit të Maqedonisë që më 30 Shtator të mbahet referendum për marrëveshjen me Greqinë për çështjen e emrit.

Ai ftoi të gjithë qytetarët e Maqedonisë që të shfrytëzojnë të drejtën e tyre demokratike, pasi sipas tij, bëhet fjalë për vendin e tyre dhe të ardhmen e tyre.

Në një mesazh në profilin e tij në Twitter, ai shtoi se Bashkimi Europian mbështet këtë marrëveshje dhe zbatimin e saj, si simbol i pajtimit dhe fqinjësisë së mirë në rajon.

l.h/ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *