Nga tryeza ku janë ulur bashkë kryeministrat e Ballkanit Perëndimor sot në Durrës, komisioneri Johanes Hahn dha një mesazh të qartë lidhur me integrimin në Bashkimin Europian.
Gjatë fjalës së tij në takimin joformal ai theksoi se tashmë si prioritet kyç është që të krijohet një zonë ekonomike, nga e cila do të nxitet edhe rritja ekonomike.
Hahn pohoi qartë se integrimi nuk është me një alternative për hyrjen në BE, por është plotësues i dobishëm.
“Prioriteti kyç tani është që të krijohet një zonë ekonomike dhe të nxitet rritja ekonomike dhe më shumë punësim për njerëzit”, tha Hahn.
Përveç të zotit të shtëpisë, kryeministrit Edi Rama, në këtë tryezë marrin pjesë edhe homologu ende në detyrë, Isa Mustafa i Kosovës, kryeministri i Maqedonisë Zoran Zaev, ai i Malit të Zi Dushko Markoviç, kryeministrja e Serbisë Ana Brnabiç, kryetari i Këshillit të ministrave të Bosnje dhe Hercegovinës Denis Zvizdiç, si dhe komisioneri Johannes Hahn si dhe Cyril Muller, Zëvendës Presidenti i Bankës Botërore për Evropën dhe Azinë Qendrore.

jemi djegur nje here nga qulli ne me jugosllavet me bashkimn doganor pas lufte ndaj te kete garancira kjo pune dhe jo xhungel se te mbyt rusi me mallra pastaj dhe shkojme si kove pusi dhe futemi ne BE komplet ufo dhe si shtet-plazh vetem per turizem.
Z.Hahn,
Riinterpretimi i integrimit është paksa i vonuar, megjithatë ka kuptim, por ka dy anë. Ju keni pjesën tuaj në këtë çështje. Rritjen ekonomike në Ballkan nuk e ndihmon joshja nga Perëndimi i kuadrove të gatshme të larta e të mesme apo i profesionistëve, mungesa e të cilëve tashmë është e ndjeshme te ne, në kontrast me refuzimin e punëtorëve nevojtarë që po i kthejnë me charter. Kuptohet, çdo vend përpiqet për vete. Duke ju furnizuar juve me kuadro të gatshme ne na bije të shkollojmë njerëz për juve dhe të jemi gjithnjë mangut për vete. Përfundimisht, kreditë dhe specialistët tuaj do të çojnë në rritjen e borxhit tonë. Në këtë rast marin rëndësi politikat lokale për trajtimin e duhur të kuadrit që të mos lerë vendin e punës bosh. Keni ju ndonjë sugjerim si mund të bëhet kjo pa përfunduar si ndonjë vend antar i BE-s? Faleminderit, Kasandra.
Une nuk kuptoj kete qe po bejne evropianet me vendet te ashtuquajtura te Ballkanit Perndimor.Duan te bejne bashke 6 shtete te varfera.Cdel nga “bashkimi” i gjashte vende te varfera?Cfare do t’i tregojne njera tjeteres keto vende?Marredheniet tregetare me njera tjetren jane bere me tarifa doganore,sot kerkohen te hiqen tarifat doganore.Cfare zgjidh kjo?Kush fiton ne kete rast?Fiton ai qe prodhon eksporton me shume,ne rastin konkret Serbia.Maskojeni si te doni kete veprim,Shqiperine nuk e ndihmoni dot keshtu.Ne se ju Europianet jeni “te lodhur nga integrimi”,mos e vrisni mendjen, shikoni punet tuaja,i lini keto vende t’i zgjin vete punet e tyre me tarifa apo pa tarifa.Te gjitha keto vende kane edhe partnere te tjere,vec BE-se.Kaq !