Hahn: Kosova të heqë tarifën ndaj Serbisë

Elena Tase

Komisioneri për Zgjerimin dhe Politikat e Fqinjësisë së Mirë, Johannes Hahn, theksoi se Kosova duhet të shfuqizojë sa më shpejt taksën prej 100% të vlerës ndaj mallrave serbe, për të bërë të mundur vazhdimin e dialogut dhe mbylljen e tij me një marrëveshje të pranuar nga të dy palët.

Gjatë prezantimit të progres-raportit për vendet e Ballkanit Perëndimor, Hahn kritikoi këtë lëvizje të Kosovës duke thënë se vendi duhet të kthejë përqendrimin politik drejt rrugës së përparimit europian.

 “Arritjet në disa reforma kyçe të lidhura me Bashkimin Europian janë errësuar nga tarifat e vendosura ndaj Serbisë dhe Bosnje-Hercegovinës, që duhet të hiqen” .

“Sa i përket dialogut mes Beogradit dhe Prishtinës, të dy palët duhet të kontribuojnë për krijimin e kushteve për arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare. Në këtë kontekst, të dy shtetet duhet të shmangin të gjitha veprimet që konsiderohen si provokime nga pala tjetër”,  u shpreh komisioneri.

e.t./dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *