Gjatë një takimi në Greqi, Komisioneri për Zgjerimin në BE, Johanes Hahn, ka folur edhe për integrimin e vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Hahn ka kërkuar hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë.
“Bashkimi Europian ka shumë pak influencë në vendet e Ballkanit përpara hapjes së negociatave. Por do të kemi shumë influencë gjatë negociatave. Prandaj jam kaq i vendosur për të hapur negociatat sa me shpejt me Shqipërinë dhe Maqedoninë”, tha komisioneri Hahn.
Ai kërkoi nga Shqipëria më shumë përpjekje në fushën e sundimit të ligjit.
Hahn kërkoi edhe reformë në administratën publike.
Gjatë takimit me kryediplomatin grek, Nikos Kotzias, Hahn tha se Greqia është një partner kryesor për zgjerimin e BE.
Kurse Kotzias theksoi se do vazhdojë bisedimet më 20 janar me homologun shqiptar, Ditmir Bushati për çështjet e mbetura pezull.

Perpara vetes kemi dy shembuj ; Njeri me pamjen e buallit qe mendon vetem per te trashur e dhjamosur gushen , kurse tjetri , nje njeri i pergjegjshem per detyren e larte qe perfaqeson , ne emer te BE-se !
Vizita e tij ne Athine nuk eshte e rastesishme ! ! !