Presidenti i Republikës, Bujar Nishani priti të mërkurën në Presidencë Komisionerin e BE-së për Zgjerimin, Jonahes Hahn, i cili nis sot një vizitë dyditore në Tiranë, në kuadër të Dialogut të Nivelit të Lartë Shqipëri-BE.
Pas takimit me Kreun e Shtetit, Komisioneri do të pritet nga kryetari i PD-së, Lulzim Basha ndërsa më pas, ai së bashku me kryeministrin Edi Rama do të bashkëdrejtojnë tryezën e Dialogut, në Hotel Sheraton.
Johanes Hahn do të pritet në takime të veçanta dhe nga kryeparlamentari Ilir Meta dhe kryetari i komisionit për reformën në drejtësi, Fatmir Xhafaj.
Komisioneri do të marrë pjesë gjithashtu dhe në takimin e ministrave të Jashtëm të vendeve të rajonit që do të mbahet pasditen e sotme në Durrës.
