Komisioneri Europian për Zgjerimin Johannes Hahn jep në një intervistë me DW mesazhe në prag të referendumit në Maqedoni. Qytetarët duhet të japin votën të lirë dhe pasi kanë marrë informacione të pavarura.
Komisar Hahn, sot u zhvillua Konferenca e dytë për media, organizuar nga Bashkimi Europian këtu në Shkup. A shihni zhvillim pozitiv të medias që nga viti i kaluar? A jeni i kënaqur me lirinë e mediave në rajon?
Ende jo. Unë shoh që vëmendja është përqendruar më shumë, por të jem i sinqertë, do të doja të shihja progres më të shpejtë, stabilitet më të madh dhe më gjithëpërfshirëse. Në këtë kuadër është e rëndësishme që të takohemi një herë në vit me njëri tjetrin në rajon, për të diskutuar të gjitha aspektet. Mendoj, se është mirë që të dëgjosh përfaqësuesit nga sektori i biznesit të mediave që flasin për obligimet dhe sfidat e tyre, të dëgjosh nga gazetarët që flasin për eksperiencat e tyre, obligimet dhe kritikat.
Ne kemi parë mbështetje shumë të madhe për Maqedoninë para referendumit. Liderët evropianë dhe botërorë kanë ardhur, politikanë po ashtu. Ju jeni sot këtu për të mbështetur referendumin, mendoj unë. Pse është referendumi kaq i rëndësishëm për Bashkimin Evropian dhe për Komisionin Europian, që referendumi të ketë sukses?
E para, zgjidhja e këtij konflikti ishte një nga shumë negociatat e drejtuara nga OKB dhe në shumë prej tyre nuk ka zgjidhje konkrete. Nga këto konflikte shumëvjeçare, që quhen “konflikte të ngrira”, nuk është zgjidhur asnjë. Në këtë kuadër ishte ngjarje e papritur që më në fund liderët arritën të binin dakord për diçka. Dhe kjo po shihet si rruga e duhur për gjithë rajonin, për t’iu bashkuar herët a vonë, shpresoj herët, Bashkimit Europian. Kështu që është vendimtare, është diçka që duhet njohur, që duhet komentuar. Prandaj Bashkimi Europian, por edhe përfaqësues të tjerë ndërkombëtarë janë këtu dhe kjo është normale, është normale që ata të jenë këtu dhe të tregojnë angazhimin e tyre.
Ju u takuat sot me kryetarin e opozitës Mickovski, dhe jeni duke shkuar për në Shtip. Çfarë folët me Mickovskin dhe çfarë do i thoni qytetarëve në Shtip, ose në përgjithësi qytetarëve të Maqedonisë?
Hahn: Kudo ku ka zgjedhje dhe referendum, secili duhet të përdorë të drejtat demokratike, të marrë pjesë në votime, në zgjedhje. Siç e patë së fundmi në Mbretërinë e Bashkuar, çdo votë ka vlerën e vet. E ardhmja e vendit, brezi i ri dhe brezi i mesëm duhet të ketë interesim të madh për një të ardhme, për zhvillimin e vendit të tyre. Ata duhet ta japin votën të lirë, duhet të marrin vendim duke marrë informacione serioze, shpërndarë nga media të pavarura.
Cilat janë pasojat nëse referendum nuk ka sukses?
Hahn: Nëse referendumi nuk ka sukses, statusi që ka referendumi është konsultativ, vendimin e fundit e merr parlamenti në Shkup. Sigurisht që referendumi është një tregues. Unë mendoj se njerëzit duhet të jenë të ndërgjegjshëm për koseguencat. Vendi ka ngecur më shumë se dhjetë vjet për fillimin e negociatave. Partitë politike në mënyrë të përsëritur kanë folur për angazimin e vendit në Aleancën Euroatlantike. Në teori, shpresoj edhe në praktikë ekziston një mbështetje unanime e gjithë vendimmarrësve në politikë. Sigurisht që mund të diskutohet një element apo një tjetër. Por tani kemi të bëjmë me perspektivën në përgjithësi. Pjesë e demokracisë është të bësh një marrëveshje të mirë. Një marrëveshje e mirë është një kompromis, ku secili duhet të heqë dorë nga diçka në mënyrë që të përfitojë shumë më tepër. Kjo është ajo që është arritur. Tani radhën e kanë qytetarët, ata janë souverenët, ata duhet të marrin vendimin. Kërkesa ime është vetëm që ata të shfrytëzojnë këtë oportunitet.
Së fundmi Kosova është e hapur në negociatat midis Prishtinës dhe Beogradit. A është Komisioni Europian i gatshëm të mbështesë këmbime territoriale, siç është folur nga presidentët Thaçi dhe Vuçiç, nëse kjo do të sillte zgjidhjen përfundimtare të krizës?
Hahn: Siç e kam thënë disa herë javët e fundit, është shumë herët të thuhet diçka rreth kësaj çështjeje. Kërkesa ime ka qenë dhe është “leri ata të bisedojnë”. Ata janë të vetëdijshëm tani që kjo ide u bë publike dhe cilat janë detyrimet, jo vetëm nga qytetarët por edhe nga komuniteti ndërkombëtar. Është e qartë që secili po sheh të gjejë një zgjidhje. Por secili e ka të qartë dhe e ka shprehur, se zgjidhja duhet të kontribuojë për më shumë stabilitet në rajon, jo për të kundërtën./DW
l.h/ dita

në pazaret për ndryshimin e emrit të maqedonisë shqiptarët ishin,në tërë kuptimin e fjalës,indiferentë!!askush nuk u përpoq ti fusë në lojë,pavarsisht se ata bëjnë një shumicë të popullsisë!!
sot me këto lajme dhe ato të të shtypit maqedon,po bëhet luftë për ti tërhequr në votime!për ti bërë të votojnë pro ndryshimit të emrit!!
emër që për shqiptarët nuk ka asnjë domethënje,emër që po ti kishte pyetur ndokush e kishin ndërruar brënda ditës!!
përse tërë koj luftë për ti bërë të votojnë pro dhe një indiferencë e tmerrshme për ti mbajtur larg bisedimeve?
përse,komisioneri han,thotë se europë e OKB kanë qënë shumë të interesuara për të përfunduar me sukses një bagatelë shtetesh,dhe aspak i interesuar për të drejtat e shqiptarëve në atë shtet!të drejta që vetë i kanë nënshkruar gati 20 vjet më parë??
shqiptarët duhet të dalin në votime!!
POR
TË GJITHË DUHET TË VOTOJNË KUNDËR NDËRRIMIT TË EMRIT!
duhet ta bëjnë sepse ata duhet të jenë pjesë e biusedimeve!si për emrin e atij shteti ku jetojnë dhe për të arritur të drejtat e tyre që po mohohen nga një dorë e ndyrë politikanësh maqedonë,shqiptarë të shitur si për para dhe për ideollogji,dhe deri diku nga komuniteti ndërkombëtar!!
shqiptarët duhet të mos e lënë këtë ras tu ikë nga dora!sepse ata duhet të fillojnë të zgjohen,duhet të punojnë për veten e tyre dhe jo të këndojnë këngë folklorike dhe të ikin me bisht në shalë!!
Po flet Hahn, Komisioneri i BE per zgjerimin (qe ka vite qe nuk ndodh), por kjo nuk e pengon Hahn te marre ate rroge e te brrockullise per integrimin e Ballkanit Perendimor ne BE (edhe pse e di mire se zgjerim nuk ka). Ky eshte zyrtari me qesharak ne armaten e paraziteve te Brukselit, paguhet vetem per bla bla bla qe askush nuk i merr seriozisht, as ai vete.