Hahn: Qeveria turke i kishte listat e gjyqtarëve për t’u arrestuar!

Dita

Komisioneri i Bashkimit Evorpian për Negociatat e Zgjerimit dhe Fqinjësinë, Johannes Hahn thotë se qeveria turke kishte përgatitur më herët arrestimet masive të gjyqtarëve.

Ai deklaroi sot në Bruksel, se qeveria e Ankarasë kishte hartuar listën përpara se të zhvillohej grushti i shtetit. Ai deklaroi të hënën se arrestimi i shpejtë i tyre e tregon këtë.

“Ajo duket të paktën sikur diçka ishte e përgatitur. Listat ishin në dispozicion, dhe kjo tregon se gjithçka ishte përgatitur për t’u përdorur në një moment të caktuar”, tha Hahn.

 “Unë jam shumë i shqetësuar. Kjo është pikërisht ajo që ne kishin frikë.”

Mbrëmjen e së premtes, në Turqi u organizua një grusht shteti i dështuar që në nisje. Mbi 2 mijë gjykatës janë arrestuar nga policia, ndërsa numri në total i të arrestuarve ka shkuar mbi 6 mijë.

Share This Article
3 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *