Hahn: Së shpejti nis koordinimi i hapave për liberalizimin e vizave për Kosovën

Leda Hysa

 

Ministrja e Integrimit Evropian, Dhurata Hoxha ka zhvilluar një bisedë telefonike me komisionarin Johanes Hahn, nga i cili ka pranuar urimet për ratifikimin e demarkacionit me Malin e Zi.

Hoxha ka thënë se me Hahn u dakorduan për hapat e mëtejshëm për procesin e liberalizimit të vizave.

Postimi i plotë:

Në bisedën telefonike me Komisionarin Hahn, pranova urimet për ratifikimin e Marrëveshjes për shënjimin e kufirit me Malin e Zi.

Komisionari Hahn e rikonfirmoi mbështetjen për Kosovën dhe qytetarët e saj, duke vënë në pah perspektivën tonë evropiane. U dakorduam se në ditët vijuese do të ketë koordinim për hapat e mëtutjeshëm për procesin e liberalizimit të vizave.

l.h/ dita

Share This Article
1 Comment
  • Nese,BE mbahet per diplomaci,mbas liberalizimit te vizave.Duhet ta keni vendos mendjen top per pranimin e Kosoves ne BE para Serbise.Kjo taktike do t’ia imponoj Serbis te ulin pendlat dhe te njohin pavarsin e Kosoves.Ne te kunderten Serbia s’do pushoje se lehurit:Kosova asht Serbi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *