Hahn: S’kam thënë se çështja e emrit mund të zgjidhet për dy javë

Dita

Eurokomisioneri për zgjerim të BE-së, Johannes Hahn, ka theksuar se deklarata e tij për çështjen e emrit të Maqedonisë, se mund të zgjidhet për dy javë, është keqinterpretuar.

“Ishte gabim, ka edhe regjistrim. Unë kam thënë se kam besim se për disa javë mund të gjendet zgjidhje për çështjen e emrit, e jo për dy javë . Kjo do të thotë se vlerësoj se në një të ardhme të afërt është e mundur një zgjidhje për kontestin e emrit”, ka deklaruar Hahn, shkruan “Zhurnal”.

Hahn ka pohuar se pas rekomandimit të Komisionit Europian për fillimin e bisedimeve, ajo çka është e rëndësishme për Maqedoninë është gjetja e një zgjidhjeje për çështjen e emrit, në mënyrë që anëtarët e BE-së ta miratojnë këtë rekomandim.

Deklarata e Johannes Hahn, ku supozohej se kishte përmendur si afat kohor 15 ditë për zgjidhjen e kontestit mes Maqedonisë dhe Greqisë, u përhap nga mediat vendore e të rajonit më 24 prill.

s.a/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *