Hahn: Vendi i opozitës është në parlament

DITA Online

Komisioneri europian për Zgjerim, Johannes Hahn tha se vendi i opozitës është në Parlament, duke dërguar kështu një sinjal për opozitën shqiptare të cilën e krahason me atë të Maqedonisë së Veriut.

Gjatë Forumit Ekonomik në Vjenë për “Perspektivat e Reja Ekonomike të Maqedonisë së Veriut”, Hahn foli edhe për rolin e opozitës.

Opozita është opozitë, por konstruktive”, tha ai duke folur për rolin e opozitën në Maqedoninë e Veriut. “Opozita është në parlament. Është duke marrë pjesë në jetën politike, ashtu siç presim nga një demokraci e maturuar”, tha ai duke bërë krahasimin me Shqipërinë.

Duke marrë në konsideratë situatën e brendshme politike dhe mungesën e konflikteve me fqinjët,  Hahn theksoi se Maqedonia e Veriut mund të fillojë përgatitjet për çeljen e negociatave shumë shpejt.

v.l/ Dita

Share This Article
2 Comments
  • Habitem me Ty z.Hahn!

    Vendi i opozites dhe ne e dim qe asht ne kuvend.Po atao kane djegur mandatin,patenten, dokumet ky qe tregon te drejten per te kene ne Kuvend.
    deshiroj qe te mos e thuash me per opozten shqiptare te jete ne kuvend.Sepse jane te djegur si Xhafri simitin.
    Thuaj ndonji gje tjeter per te zgjidhur situaten.

  • Si gjithmone perkrah shqiptareve Z.Han. Ky eshte mesazhi me i mire per politiken Shqiptare. Tek e fundit parlamenti eshte tempulli i demokracise,aty flitet hapur direkt per çdo gje dhe per interesat e popullit qofte pozita qofte opozita. Liria e demokraci identifikohen me zgjedhjet e popullit (referendum popullor)dhe parlamenti I zgjedhur po nga populli. Jane keto dy subjekte ku jep llogari çdo institucion i shtetit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *