Delegacioni shqiptar që mbrojti çështjen e Shqipërisë në Lausanë, mbërriti në Tiranë pas 2 ditëve intensive në dyert e Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv. Përfaqësuesi juridik i palës tonë, Artan Hajdari sqaroi për Sport News hapat e ndjekur, prezantimin e pretendimit shqiptar dhe pritshmëritë që ka nga ky proces. Fillimisht ai ndalet te një parashikim rreth vendimit që mund të japë CAS-i pasi i dëgjoi të dyja palët e përfshira në këtë çështje: “Beteja është e hapur, por unë mendoj që argumentet e palës tonë ishin të forta, koherente dhe shpresoj që të merren parasysh nga gjykata e CAS. Mendoj që shanset i kemi të mëdha”.
Në vijim, Hajdari shpjegon se ku u bazua më shumë mbrojtja shqiptare gjatë seancës dëgjimore dhe çfarë faktesh të reja u propozuan krahasuar me gjykimin në organet e drejtësisë së UEFA-s. “Ajo që ra në sy nga pala jonë ishte paraqitja e dëshmitarëve në seancë si ajo e Canës dhe De Biasit si edhe e një profesori që paraqiti një doktrinë interesante sipas së cilës ekipi jonë ka qenë në kushtet e një nevoje ekstreme dhe nuk mund të dilte dot në fushë”, tha ai.
Në këndvështrimin e avokatit të palës shqiptare, deklarata e Ivanovic mbi gjyqtarin mund të jetë një pikë kthese në këtë proces: “Ivanovic nuk ishte koherent. Kishte një inkoherencë dhe kjo vlerësohet shumë nga CAS dhe shpresoj që do të merret në konsideratë. CAS ose do t’ia japë të drejtën palës tonë ose palës serbe, por nuk do të ketë një vendim të ekuilibruar siç e mori Disiplina”.
Në fund, Hajdari shprehu optimizmin në lidhje me një vendim të mundshëm në favor të Shqipërisë, kjo edhe për faktin se nuk ka pasur një koherencë në veprimet e zyrtarëve të UEFA-s dhe arbitrit të ndeshjes. “Një nga dëshmitë e debatueshme është ajo që është fiksuar në raportin e arbitrit dhe ajo që është fiksuar në raportin e delegatit. Arbitri apo delegati apo zyrtarët e UEFA-s nuk kishin një vendim të prerë për rifutjen në fushë të ekipit tonë”, përfundoi Artan Hajdari.

Me vjen keq ta them ,por te mos presim vendim pozitiv sepse po donin ta jepnin e jepnin sic ia dhane menjehere Rusise.Ketu luhet loja per kualifikimin e Danimarkes e Portugalise.Pasi te shohin si do perfundoje ndeshja Danimarke_Serbi,nese fiton Serbia,piket nuk i jepen asnjeres pale,nese fiton Danimarka piket i jepen Serbise per te mos prishur mundesite per Danezet e Portugezet.Vetem ky arsyetim justifikon vonesen ne dhenien e vendimit.Pse pra u mblodhen kaq shpejt,kur do e jepnin vendimin vone dhe a nuk u mjatuan 6 muaj per ta gjykuar.Edhe me idioti i njohurive te futbollit,do vetem 5 minuta per te konkluduar.Mjere te vegjlit qe s,kane ku te besojne me!
Vendimi do jepet perpara takimit Danimarke-Serbi.
The CAS arbitrators are now in the deliberation process and will later start drafting the respective final awards which are expected to be issued before the next qualifying match for the EURO 2016 (group I) on 13 June 2015. The CAS will not comment any further at this time.
http://www.tas-cas.org/en/general-information/news-detail/article/the-appeals-of-the-football-associations-of-albania-and-serbia-heard-by-the-court-of-arbitration-for-sport-cas.html
https://secure.avaaz.org/en/petition/RESIGNATION_OF_MISHEL_PLATINI_SIGN_THE_PETITION/edit/
PETICION PER DOREHEQJEN E PLATINISE.