Hajdari: Duhet konsensus, nuk vjen ndryshimi nga rruga

Bora Basholli

Deputetja e opozitës, Rudina Hajdari tha se Shqipërisë më shumë se kurrë i duhet unitet, që të mund të bëjë para. Ajo e quajti Bashën kryetar në tentativë, ndërsa theksoi se mungesa e konsensusit tregon se ka politikanë që nuk e përfaqësojnë vullnetin e popullit.

“Mendoj se shërimi i këtyre plagëve është anëtarësimi në BE, reforma në drejtësi, fuqizimi i bizneseve. Ajo që kam parë është një përpjekje e dështuar e të gjithëve.

Marrëveshje që kanë përfunduar në bllokim, duhet të kemi një konsensus. Duhet të kemi unitet për të dërguar Shqipërinë përpara, këto janë munguar, të gjithë palët kanë luftuar për veten dhe kur janë ulur në tryezë nuk kanë qenë të besuar për publikuan.

Kam pasur vizita në tre vende, Gjermania, Franca dhe Holanda, jam takuar me zyrtarë të lartë dhe parlamentarë dhe do të doja që të shprehja me ju se çfarë u tha në këto takime.

Më duhet të them se arroganca që mbizotëron në sjelljen e qeverisë si brenda dhe jashtë po dëmton Shqipërinë. Ndodhemi në një moment të vështirë për Europën dhe Shqipërinë dhe qeveria sillet arrogante me homologët tregon se ata nuk duan një bashkëpunim.

Edhe opozita nuk po e ndihmon këtë rrugëtim. Në një anë kemi një kryetar në tentativë që jo vetëm viziton Anglinë që po del nga BE por shoqërohet nga disa delegatë i një ushtri të vdekur dhe nuk shoqërohet nga asnjë i ri.

Pse nuk shprehim qartë vullnetin e shqiptarëve për t’u integruar. Çelja e negociatave nuk është anëtarësim, por thellim i përgjegjësisë sonë. Shqipëria ndodhet në një moment të vështirë që nuk ka arritur që të kapërcejë konfliktet ndërpartiake.

Mungesa për të arritur një konsensus tregon se jemi përballë disa politikanëve që nuk përfaqësojnë vullnetin e të gjithë vendit. Opozita e përçarë dhe gjysma e saj është jashtë parlamentit. 

kam të vështirë para tyre që të shpjegoj që opozita është jashtë parlamentit. Duke ndenjur në rrugë nuk vjen ndryshimi, duhet të shpalosim një alternativë që do të mbushë mendjen e botës që ne jemi në gjendje të unifikohemi dhe se vendosim në radhë të parë interesin e vendit” tha ajo.

 

b.b/dita

Share This Article
2 Comments
  • konsensusi bëhet në mes të mënçurve!!
    dhe në kacafytjen e radhës unë nuk shoh asnjë të mënçur!!
    dy idiotë,që kujtojnë se gjithë shqiptarët janë dementë!!
    nuk është se mungojnë në të vërtetë!!

  • Ke të drejtë RUDINA ! PD është partia me rekorde kriminale më të zeza për 29 vjet ajo ,po mbanë Tiranën në shtet rrethim.Ndërsa LSI -ja , partia e Monikës K…. ,është shtojcë e sajë me njerzit më të korruptuar ,dhe në këtë plehë në këtë llum të përzier , spikat figura e hajdutit presidentit – Ilir Meta ,që ëshë autor i dosjes -978- ,bashkë me Saliun dhe Lulin ata jan grabitësit e 250milon eurove të rrugës kombit etj.
    POR MË VJEN KEQ PËR KËTO FIGURA TË DEGRADUARA TË DAMKOSUR NË KRIME .Herën e parë na u shfaqen si tragjedi ,këtë herë të dytë jan tipik farsë !

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *