Hajdari: Jam në krye të grupit paralmentar, shkarkimi im nuk varet nga dëshira e disa personave

Edona Llukacaj

Këtë të hënë, deputeti Korab Lita, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale njoftoi se nga dita e sotme do të ishte ai në krye të Grupit Parlamentar Demokrat, duke zëvendësuar Rudina Hajdarin.

Lita e quajti këtë pozicion si përgjegjësi dhe jo si privilegj.

Pak pas publikimit të këtij lajmi, ka reaguar deputetja Rudina Hajdari, e cila shprehet se ajo nuk është larguar nga drejtimi i Grupit parlamentar.

Hajdari ka thënë se ajo do të vazhdoj detyrën e saj në krye të këtij grupi, duke shtuar se shkarkimi i saj nuk varet nga dëshira e disa personave, pasi për të zëvendësuar kryetarin e grupit më parë duhet të kalojë në procesin e votimi.

Me sa duket gjërat nuk po funksionojnë siç duhet në opozitën brenda parlamentit dhe kanë filluar zënkat mes tyre/ Abc News

e.ll./dita

Share This Article
3 Comments
  • Po të godet plakaruq shtêrmbaluqi qē tê goditi babanë ! Po të godet rama, basha,likja me monên, uqêrit e vjetër me oligarkët e tyre, me mafien e tyre ! U ke hap punê rudinê ! Janë trëmbê nga një sistem i ndryshëm zgjedhor që ti pretendon ! Po ti po u mohon riciklimin ! Sistemi jot ua hedh nê hale listën me palaço deputet , majtas e djathtas, si ata qê sot tê dolên kundra,vegla qorre, të pa shkollë, ordiner, kriminel të hurit e litarit qê pêr çdo ngritje kartoni fitojnë një tender tê paligjshëm,një lejê ndêrtimi një hidrcetral lumejve e pêrrenjve të vendit, hiptekojnê e tjetërsojnë prona, toka ,pasurit kombêtare, vjedhin djersên e popullit, taksat, ndihmên sociale, vjedhin ilaçet e të sëmurve, hapin shkolla për tê mbjell injorancê…po i trêmbê rudin! Ata kanë vjedh,kanê vrarë e prerë dhe sistemi që kanë ngritur ua mbron “plaçkën e vjedhur” ua mbulon krimet! Prandaj do tê hoqin rudinë! Kujdes rudinë!

  • Megjithse Rudina,ka akoma rruge dhe moshe,per tu ndjere,si nje deputete objektive demokrate,ajo beri gjestin e madh,qe ju kundervu kulles se erret atvrasese te shqup-it.
    Dhe keta ndyraqe,qe i kundervihen kesaj vajze,jane zgjatime malinje,te asaj kulle sterre,qe vazhdon te prodhoje destruktivitet nga te gjitha anet,ne kete vend.
    Dhe ish ministri i sigurimit komunist,tani dhe mbas 3 dekadash dhitdemokraci,kryetar i parlamentit,ruci,bashke me nje kryeminister krejt te coroditur,finanacon shkaterrimet dhe sabotimet e tyre,duke i paguar rrogat,e periudhes kur i kane munguar parlamentit dhe merreshin me djegien e institucioneve sabotimeve dhe prapaskena nga me te ndyra.
    Nje bashkepunim makaber,qe ka vazhduar gjate,para dhe mbrapa shpine ketij vendi dhe ketij populli,per ti rrenuar ata,ne kuris te perfitimit vetjak te familjeve te tyre mafioze orientale-komuniste.
    Prandaj vec perpara Rudina!
    Nqse nuk te le guximi,e ardhmja eshte e tendja.Mbeshtetja nuk te mungon,nga jashte dhe brenda vendit,nga populli thjeshte.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *