Deputetja, Rudina Hajdari njëherësh dhe kryetare e grupit Demokrat në Kuvend ka mbështetur deklaratën e SHBA për zgjedhjet e 30 qershorin, dhe që vinte theksin te Reforma Zgjedhore.
Hajdari duke shpërndarë fjalët e Ambasadës Amerikane për zgjedhjet lokale ka përshëndetur deklaratën e tyre. Ajo është shprehur se Reforma Zgjedhore është një fitore për atë pjesë të opozitës që ruajti vlerat e demokracisë përpara bashkatdhetarëve dhe partnerëve ndërkombëtarë.
Ndër të tjera, Rudina Hajdari ka deklaruar se ndihet e privilegjuar dhe krenare që do ta udhëheqë reformën zgjedhore për t’u dhënë demokratëve sistemin më të mirë të përfaqësimit, në mënyrë që të avancojmë drejt rrugës Europiane.
Ambasada Amerikane ndër të tjera në reagimin e saj u bëri thirrje të gjithë udhëheqësve politikë që të respektojnë shtetin ligjor dhe të punojnë brenda institucioneve të ngritura për të përcaktuar rrugën përpara për demokracinë shqiptare, përfshi përparimin me reformat e rëndësishme zgjedhore të rekomanduara nga ODIHR.
“Përshendesim deklaratën e Ambasadës të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për mbështetjen absolute të Reformës Zgjedhore. Reforma Zgjedhore është një fitore për atë pjesë të opozitës që ruajti vlerat e demokracisë përpara bashkatdhetarëve dhe partnerëve ndërkombëtarë, duke treguar vendosmëri për të respektuar shtetin e së drejtës dhe institucionet e tij, si dhe duke mos braktisur elektoratin dhe parimet demokratike. Ndihem e privilegjuar dhe krenare që do ta udhëheq këtë reformë për t’u dhënë demokratëve sistemin më të mirë të përfaqësimit, në mënyrë që të avancojmë drejt rrugës Europiane”, ka deklaruar Hajdari në rrjetin social “Facebook”.
j.l./ dita

Refomen udhehiqe , po trurin kush ta udheheq ty ????? Askush tjeter veç injorances !!!!
Ha edhe nje krenariste tjeter. Tani rilindja u plotesua
Ne jemi populli qe te gjykojme perpara se te te shohim punen….mos u merzit
Po edhe kemi arsye me dyshuar shume tek puna e kesaj: kujton ti se e shet nenen e vete edhe kjo siçe shiti nena burrin ?!
Pune te mbare, Rudina, uroj te jesh nje profesioniste e mire, para se te jesh partiake e njeanshme. Mos ndiq shembullin e te shoqes se Azemit, nenes tende, qe u shit per post dhe para.