Hajdari-kritikëve: PD ka 28 vjet që bën politikë me Ruçin

Bora Basholli

Pas reagimeve kundër veprimit të saj të bërë një ditë më parë në Kuvend, Rudina Hajdari me anë të një postimi në rrjetet sociale ka dhënë një përgjigje për demokratët.

Ajo kërkoi dje 1 minutë heshtje për të nderuar viktimat e Masakrës së 2 Prillit në Shkodër, kërkesë kjo që u pranua nga kryeparlamentari Gramoz Ruçi, e bëri që të majtë e të djathtë të ngrihen në këmbë. Menjëherë pas kësaj reagoi ashpër demokratja Izmira Ulqinaku, e cila thotë se Rudina ftoi të nderojnë 2 Prillin, vrasësit e dëshmorëve.

Por sot përmes një statusi në Facebook deputetja e Partisë Demokratike, Rudina Hajdari thotë se kërkesa e saj nuk është fyerje por akt dinjitoz. Ajo iu kujton demokratëve se ata bëjnë politikë prej 28 vitesh me Gramoz Ruçin.

STATUSI I PLOTË

Të kërkosh nderim zyrtar me heshtje në Kuvend për Martirët e Demokracisë nuk është fyerje por akt dinjitoz për ata që besojnë në vlerat demokratike.

Ata që bëjnë sikur e duan shumë të djathtën duhet të kenë parasysh se me Gramoz Ruçin dhe partinë e tij kanë 28 vjet që bëjnë politikë.

Mos të harrojnë historinë se Z. Islami që ishte Kryetar i Kuvendit Komunist e kanë bërë pjesë të grupit parlamentar ndërsa me Lefter Xhuvelin kanë mbajtur koalicion.

Drejtësi duhet të bëhet për Martirët e Demokracisë ashtu siç edhe për dhjetra raste të rënda në Shqipëri të cilat kanë mbetur si gjurma në akull si shkak i politikës 28 vjeçare..!

 

b.b/dita

Share This Article
3 Comments
  • Shiko kush te hoqi qafe tet at moj e shkrete dhe jo Rucin me alibine e 2 prillit.Jote eme po mbushe moshen per pension si gjykatese dhe nuk e gjeti……shpresojme tek ty dhe Kiri

  • KJo eshte nje vegel qorre qe pas nja dy tre muajsh do te ja shikoni tymin. E bija e babait dhe nenes qe perfituan nga kjo kohe qe Sali Berisha e beri kerme per shumicen e shqiptareve. Por dua te theme se i mungon totalisht edukata, respekti, kultura dhe pergjegjesia per ato qe thote. Liri nuk do te thote qe çfare te vjen nga bytha ta thuash nga goja. Antivlere, dhe nga Rudina i flisni rutina.

  • Para se te permendesh Rucın permend te tate,
    Rucı nuk ka bere asnje krım dhe ka qene ne te drejten e tıj ndersa yt tate ka bere shume krıme dhe zollume te tjera,Per te cılat nuk po flas se ı ka marre me vete,

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *