Hajdari takon Rusmajlin, ç’po ndodh pas shpinës së Bashës?

Bora Basholli

Deputetja e Partisë Demokratike, Rudina Hajdari, po punon fort dhe seriozisht për Reformën Zgjedhore. Këtë të hënë Hajdari ka takuar ish-ministrin e Drejtësisë së Partisë Demokratike, Ilir Rusmajlin.

Pranë Kryesisë së Kuvendit, për më shumë se 1 orë, është konsultuar me ish-ministrin që është edhe eskperti i PD për reformën zgjedhore.

Problemi i parë i opozitës së re, që përbëhet nga të pabindurit e opozitës, është vendimi i miratuar të mërkurën në Parlament.

I hartuar nga Damian Gjiknuri dhe i miratuar me votat e PS, vendimi e përjashton Rudina Hajdarin, Myslym Murrizin, Lefter Kokën etj nga komisioni për Reformën Zgjedhore.

Në pikën 3, vendimi njeh si opozitë atë që ka dalë nga zgjedhjet e 2017, pra PD dhe LSI zyrtare, jo ata që janë të përjashtuar.

Për këtë, në një replikë me Gjiknurin kërkoi Kuvendit rishikimin e vendimit, dhe, kur socialistët nuk reflektuan, i akuzoi për bashkëpunim të fshehtë me PD dhe LSI dhe për takime të fshehta jashtë vendit.

Qëndrimi i maxhorancës ndryshoi papritur në seancën e fundit, për të mbetur refuzues ndaj Rudina Hajdarit edhe për regjistrimin e grupeve parlamentare.

Kështu, Kuvendi zyrtarisht nuk do të pranojë regjistrimin e grupeve parlamentare të opozitës së re më siglat e PD dhe LSI.

Burime nga Kuvendi, thanë për Dosja se regjistrimi nuk lejohet, pasi siglat janë regjistruar në Gjykatë.

Kështu opozita e re ka mbetur e zhgënjyer, pas pritjes së ngrohtë që u bëri Rama ditën e parë, duke i quajtur partner dhe kundërshtarë të denjë.

Ndoshta edhe për këtë arsye Rudina Hajdari ka zgjedhur të takojë një ish-demokrat të larguar në shenjë proteste ndaj drejtimit të Berishës, që nuk është rehabilituar siç duhet në drejtimin e Bashës.

Tani opozitës së re i duhet edhe një mënyrë regjistrimi si grup parlamentar edhe një rrugë-hyrje në Komisionin e reformës Zgjedhore.

 

 

b.b/dita

Share This Article
6 Comments
  • Bobo sa po ja rrisin bythen kesaj varitrapes. Po kur mami kesaj jo vetem do shkarkohet nga vetingu por do te futet ne burg per korrupsion, ça do beje kjo deputetja e leshit qe e ka vene lul basha? Do na mbaje leksione amerikane mbi ndershmerine?
    Po kjo partia demokratike nuk arriti kurre te rinovoje vetveten me te rinj punetore e te ndershem.gjithmone riperterihet me holba e plehra hajdute e bij hajdutesh

  • Te largohesh nga parlamenti dhe si rezultat largohesh edhe nga komisioni parlamentar, athere c’dreqin duane ata te larguarit ? Po Rudina ka te drejte. vendine tyre duhet ta zene deputetet e opozites qe jane ne parlament. N keta te caktojne dhe antaret e KQZ. E kunderta mbetet ajo qe flitet se kodi zgjedhor eshte ne favor te partive PS dhe PD. Jo po mereni nga rruga dhe thoni ky eshte perfaqesues.

  • Bravo z dep Hajdari ..Me keto qe po ben, je duke ndihmuar popullin shqiptar, qe eshte neperkembur deri me sot nga banditet PS ,PD dhe LSI .Je ne rruge te mbare . Dije qe gjithe popullin e ndershem e te mjere e ke mbas teje ,e do te mbeshtesi ..Te veshtire e ke ,mos u lekund edhe ne qofte se nuk e mbaron deri ne fund kete reformen zgjedhore ,per intersa te popullit ,per nje shtet demokratik ,e per te zbatuar kushtetuten dhe shkul perfundimisht nga rrenjet diktaturen e shefave ,pra unin e cdo kryetari partie ,e ke bere prap se prap detyren . Kjo eshte me shkurt ” JA CORRE MASKEN ” . Dhe ata qe komentojne kondra teje jane bythlepiresit e bandes politike..
    Rrespekte moj vajze dhe faleminerit..

    • Adih , te lutem , me shpjego si po e ndihmon Rudina popullin shqiptar???????? Adih populli ka nje fjalet te urte ;NUK DEL DHJAME NGA PLESHTI!!!!!!!!!!!!

  • Ndigjo dhe vepro!

    Pavarsisht kritikat ndaj teje se bije e kujt je.
    Populli ka fjale te urte “cdo mish varet ne krraben e vet”.
    Persi trashigimtare e Azemit nji njeriut skizofren dhe e nji Nane qe kurr nuk diti te gjeje hjeksin dhe vrasesin ne tradheti te babes tend.Te keshilloj mos u tund nga kundershtaret e cdo ngjyre.Ndjek rrugen e nisur dhe arrit ate qe i sherben popullit dhe vetvetes.Zgjedhi shoket e rruges sa ma dinjitoz dhe mos perziej Zhelefina ne librin e shtepise partise qe ta mendon mendja e Yt.

  • Ket nusen do ta marim partizane .@…………….
    Te pelqen ty marveshja naten fsheurazi ne shi e ne tufan midis Rames e PD ne 2008 ,per ndryshimin e kodit zgjedhor . Po nuk me kuptove ,pyet te tjeret qe te ndihmojne . Kjo vajza don me e cblloku kete pisllek .Dhe ky eshte interesi i te paperkrahurve popull, .Dhe largimi i unit te kryetareve te partise qe jane bere pashallare dhe i kane vene ne rrrrjesht per nje deputetet e tyre ,e i bejne rreshtore sa here te duan ,bile po ti fryhet edhe ne gjume. Dhe mbaje mend ,per se afermi kjo z Hajdari do mari fatet e shqiperise ne dore . Nuk dua te zihem dhe se nuk e kam ne edukate ,por e kuptoj situaten ,plus kjo ka studiuar ne Amerike dhe mbi te gjitha kjo ka ndihmen e madhe nga BE e mbi te gjitha te Amerikes. . Dua apo nuk dua une e ti ,te gjithe keta zybere pardesy bardhet e ramiz Alise jane te trembur nga kjo vajze .Koha flet per kete e jo per anti shqiptaret hajdute ,e te lidhur me krimin .Perendimi po kerkon njerez me integritet ,dhe jo me hajdute te lidhur me krimin ,mos harro je antar i NATOs dhe nuk te le njeri te livadhusesh ,.fatkeqesi per ata poitikane qe nuk e kuptojne jane vetfajtore..Me pozicionin gjegrafik qe ka shqiperia ne ballkanin perendimor ,perendimi do stabilitet ,kerkon politikane me principe perendimore ,dhe si te tille do kete qetesi ne rajon dhe do vije me hapa vigane zhvillimi ne shqiperine tone .dhe faleminderit zotit ,shqiperia i ka te gjitha mundesite ,pa ndihmen e dikujt tjeter te zhvillohet.,si nga ana sociale dhe ekonomike .etj.
    PS:::Me kete, nuk dua te them se kjo zonjushe Hajdari eshte zheni ,ka plot te tjere te rinj shqiperia, qe mund te jene me te mire e me te zgjuar se kjo vajze ,por nuk e kane shancin per te hipur ne politike e nuk te perkrah njeri . Z Hajdari ju dha ky shanc ,prandaj po e dirizhon shume mire deri tani ,do me kujtosh e do me japesh te drejte ne te ardhmen ,per kete qe po te komunikoj .Te jesh i bindur si Basha e Berisha si Meta e monika dhe edi Rama jane penduar qe e kane ne parlament kete vajze
    Jo cdo njeriut me dinjitet dhe me karakter i jepet rasti ,te hyje ne histori per mire ,por ky rasti i kesaj Vajze i ka ardhur shanci ,dhe deri tani ajo po hyn ne histori shume shpejt per mire dhe me dinjitet ..Dhe me beso ,kjo eshte kenaqesia me e madhe ne jete ,kur hyn ne histori per mire . .E nuk jane parate ,e lluksi..
    Duhet te me japesh te drejte ,dhe po nuk me kuptaove je vet fajtore . Pershemdetje e gjithe te mirat . .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *